TIRANË – Kryeministri Sali Berisha propozoi sot ndërtimin në Shqipëri të varrezave mbretëtore. Në takimin për aktivitetet e 100 vjetorit të Pavarësisë, Berisha tha se është momenti i duhur për të miratuar në një kohë sa më të shpejtë ndërtimin e varrezave për familjen mbretërore në vendin tonë. Madje ai, ka kërkuar me insistim kthimin e eshtrave të mbretit Zog në Tiranë sa më shpejt.
“Rikthimi i eshtrave të Mbretit Zog duhet të realizohet patjetër, brenda një afati sa më të shkurtër. Kjo duhet të shoqërohet me ndërtimin e varrezave të familjes mbretërore, i ka pasur ato. Mbi këtë familje është kryer një akt makabër, është minuar varri i nënë së Ahmet Zogut për fajin e vetëm që i dha Shqipërisë një burrë që kërkoi të ndërtojë një shtet”, tha kryeministri.

(aq/shqiptarja.com)