Lajthitje i cilëson deputeti i PS, Pjerin Ndreu deklaratat e Berishës një ditë më parë kur u shpreh se pas 21 janarit do vriste me snajper Edi Ramën, nëse ai do tentonte të organizonte sërish një demonstratë përpara Kryeministrisë. I ftuar në emisionin "45 minuta" me gazetarin Denis Minga në Report Tv, Ndreu u shpreh se 21 janari është një njollë e zezë e cila do e ndjekë Berishën derisa të vdesë. 

"Ç'a mund të jetë veçse një lajthitje, është i destabilizuar. Ai është një llojë e zezë që do ndjekë derisa të vdesë. Është alarmante sesi një njeri vret katër veta të pafajshëm, me 2 mijë lekë të vjetra në xhep, dhe është i qetë. Pretendon se do ishte edhe ky që do tërhiqte këmbëzën", u shpreh Ndreu. 

'DEA do hetojë e kujt ishte 613 kg kokainë'
Sa i takon sasisë rekord të kokainës së sekuestruar në Durrës, plot 613 kg e ardhur nga Kolumbua, Ndreu tha se DEA do hetojë se kujt i përkiste ngarkesa. Sipas tij, operacioni është rezultat spektakolar i Policisë së Shtetit të cilin do ta kishte zili çdo polici në botë. 

Deklarata e Berishës për 21 janarin, thotë se kam dhimbje për viktimat, por nuk kam asnjë lloj shqetësimi, u sulmova në zyrën time, Garda zbatoi ligjin, në mos Garda do ishte gishti i Sali Berishës që do qëllonte...çfarë gjuhe është kjo?
Ç'a mund të jetë veçse një lajthitje, është i destabilizuar, është ish-kryeministri i vendit. Ai është një llojë e zezë që do ndjekë derisa të vdesë. Eshtë alarmante ssesi një njeri vret katër veta të pafajshëm, me 2 mijë lekë të vjetra në xhep, dhe është i qetë. Pretendon se do ishte edhe ky që do tërhiqte këmbëzën. 

Ka qenë Rama i kërcënuar në atë kohë?
Këto janë folklor trimërie që i shpik Berisha me shokë, ka qenë i tulat dhe i frikësuar, nuk është aq trim sa thotë. Unë kam dhimbje për ato viktima. 21 janari ka qenë një protestë e cila pati ato uljet dhe ngritje të veta, por të bëhen vrasje në fund të protestës, kur po shpërndahej, kjo ndodh vetëm në shtetet më diktatoriale në botë. Nuk më habit deklarata e Berishës, ai ka kohë që është i destabilizuar në deklaratat që bën. Ndjej dhimbje edhe për median, se ju nuk bëni gjë tjetër veçse e merrni si deklaratë dhe nuk bëni analizë, ai vret njerëz dhe thotë se do tërheq këmbëzën. Mua më shqetëson interpretimi që i bëhet dhe hapësira që i jepet një vrasësi që ka vrarë katër vetë. Cili nga këta të katër ka bërë një veprim të paligjshëm? 

Kur do hapet hetimi për 21 janarin?
S'keni parë gjë akoma. Mos keni merak. 

Ardhja e DEA-s, pas kapjes së 613 kg kokainë në Portin e Durrësit, çfarë synon?
DEA, duam apo s’duan ne ata do hetojnë se ku do shkonte droga. Është një operacion fantastik sekuestrimi i 613 kg kokaine, do ta kishte zili çdo polici në botë. Janë 613 kg kokaine, janë shumë para dhe mund të përballesh me një reagim vdekjeprurës. 

Pse s’janë njoftuar Krimet e Rënda?
Janë njoftuar dhe janë bërë pjesë e operacionit kur është kapur. Është ndërtuar një operacion me rezultat spektakolar. Jam në një duartrokitje për të gjithë këtë operacion spektakolar. Do zbulohet kush është e kush nuk është, politika apo jo politika. Del tjetri dhe thotë se droga erdhi për Edi Ramën dhe Olsi Ramën dhe po këta e kapën. Po të vinin 613 kg kokainë nën bekimin e Edi Ramës, kurrë nuk do ishte kapur, nuk do kishte kush shans ta sekuestronte. Kush është ai budalla, edhe në kopshtin e kësulëkuqeve të shkon e tua tregosh si përrallë nuk ta beson kush.   

Marrëveshja me LSI për Vettingun në Polici...
Mua mirë më erdhi. Nuk ka asgjë të keqe nëse një forcë politike diskuton me ne. Ne edhe me PD kemi gjetur dakordësi. Nuk kanë qenë dashakeqë, kanë qenë pro, pavarësisht se abstenuan. 

VIDEO/ Emisioni i plotë '45 Minuta', i ftuar ne studio Pjerin Ndreu

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com