Pak pasi përfundoi konferenca e kreut të PD-së, Sali Berisha, ky prej më shumë se një viti nën akuzë për korrupsion nga SPAK për aferën në dosjen “Partizani”, ka ardhur edhe reagimi në distancë nga kryeministri Edi Rama.
Duke mos e cituar me emër paraardhësin e tij, kreu i qeverisë bëri një përshkrim botanik për “bufin e kënetës”, duke nënkuptuar me biodiversitetin e kësaj specieje edhe sjelljet e kreut të selisë blu.
Rama shkruan në shpjegimin bio-organik që i bën këtij shpendi, se ‘bufi i kënetës’ është helmues ndaj brejtësve dhe vetes, teksa grumbullon pesticidet dhe helmet dhe konsiderohet specie shumë armiqësore, pasi shuan edhe urinë me zvarranikë dhe amfibë.
Reagimi i Edi Ramës:
“BUFI I KËNETËS është një plaçkitës folesh, i cili konsiderohet një rrezik edhe për shpendët shtëpiakë. Ai jeton mes zvarranikëve dhe amfibëve, me të cilët shuan edhe urinë. Trupi i tij grumbullon pesticidet dhe helmet kundër brejtësve, ç’ka e bën helmues atë vetë. Konsiderohet edhe një specie shumë armiqësore ndaj diversitetit”.
A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
9 Mars, 15:01
PS nuk jep aprovimin për arrestimin e Ballukut, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
60.3%
-
Të gabuar
36.1%
-
Jam i/e dyzuar
3.7%
Vota total: 1394
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Ballukun e duan të arrestuar, ndërsa Berishën të pandehur e nxjerrin kandidat për kryeministër
9 Mars, 22:56
-
PS jo arrestimit të Ballukut/ Sara Mila për Report TV: S’ka fakte që ka kërcënuar dëshmitarët! Gaba: Mazhoranca u bë gardh kundër SPAK, do sanksionohemi nga BE
9 Mars, 22:18
-
Ylli Pata: Leja për arrest, një akt penal apo politik?
9 Mars, 21:29
-
Të enjten protestë për Ballukun, Berisha thirrje intelektualëve: Dilni nga guaska e konformizmit, heshtja juaj ndihmë për regjimin (PAMJET ME DRON)
9 Mars, 18:57
-
Mero Baze: Belinda Balluku sot nuk është e mbrojtur nga Rama apo PS, por nga Erion Veliaj
9 Mars, 18:02
-
PS kundër arrestimit të Ballukut/ Goci: Kthim në pikën 0, flitet për miliona euro! Drejtësia me ‘shpatulla pas muri’. Avokati: Mazhoranca po i ofron mbrojtje politike ish-ministres
9 Mars, 17:59
-
NATO rrëzoi një tjetër raketë iraniane mbi Turqinë, Rama: Shqipëria dënon me forcë sulmin! Sulmet kundër fqinjëve jashtëzakonisht të rrezikshme
9 Mars, 17:47
-
Carlo Bollino: Rasti “Balluku” dhe nisma e “Shqiptarja” mbi prezumimin e pafajësisë
9 Mars, 17:45
-
Blushi: Rrugët e Ballukut kushtojnë deri 12 herë më shumë se në BE
9 Mars, 17:16
-
Dy nipat e Aleksandër Moisiut nderohen me titullin ‘Doctor Honoris Causa’, kryeministri Rama: Trashëgimtarë me shumë kontribute të një personaliteti të veçantë
9 Mars, 16:21
-
Pirro Vengu: Demokracia nuk matet me si dhe sa akuzojmë, por nga sa dhe si dimë të presim gjykimin
9 Mars, 15:09
-
PS kundër arrestimit/ PD: Rama doli hapur në mbrojtje të Belinda Ballukut
9 Mars, 14:20