Lulzim Basha, ‘armiku’ i Berishës që prej kohës që e përjashtoi nga grupi parlamentar i PD, është ftuar për forumin e partive të djathta në SHBA që do të nisë më 6 dhjetor. Po në këtë datë, Sali Berisha ka paralajmëruar protestë ndonëse do të jetë ditë historike për Tiranën pasi mbërrijnë liderët europianë për samitin e BE.
Ditën e nesërme, ish-kryedemokrati së bashku me Fatmir Mediun, Agron Shehajn dhe Oriola Pampurin do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për takimin e IDU, partive të djathta për forumin që do të zgjasë deri me datë 9 dhjetor në Washington. Deputetët kanë marrë ftesë si pjesë e partive të djathta por nuk kanë të drejtë vote për shkak të statusit të pezulluar të PD.
Ndonëse asnjëherë nuk i është përgjigjur Sali Berishës për akuzat se nuk merr dot vizë, Lulzim Basha po udhëton për herë të dytë drejt SHBA brenda një kohe të shkurtër. Më 14 tetor u fotografua pranë Presidentes së BERZH-it, Renaud-Basso në Qendrën Amerikane për Studime Strategjike.
Pikërisht më 6 dhjetor, ditën kur të gjithë liderët e Ballkanit do të mblidhen në vendin tonë ish-Kryeministri Sali Berisha ka nënvizuar ditët e fundit se do të organizojë protestën e radhës, duke thënë se ky do të ishte një rast historik që qytetarët me anë të një proteste paqësore të ngrinin zërin e tyre kundër qeverisjes aktuale.
Njoftimi për forumin
-
Avash mos i eksitoni shume ju te Report tv. Se ju digjet xhani juve per kete
Përgjigju -
edhe ky haleja do shpallur non-grata,,se bashke me saliun ka vjedhur....tek rruga dyrres-kukes.....
Përgjigju -
Ca pune ben ne ndonje parti ky robi? edhe mami im ish ne bigmaket dje per pazar.
Përgjigju-
E çfar pune ka lulushi me partine ne nje kohe kur ai ka bere dorheqie nga kryetar ? Keto rugetime i ka regulluar fatmir mediu me partine e trampit se keta bashke me z. Kim jane tramposta , po si ska turp partia e djathte amerikane theret persona qe i kane bere fem dhqiperise , aftohet mefiu qe hodhi ne ete gerdecin ? A ftohet luli qe loboi me parate ruse ? Ae kuptoni o njerez cfar politike ndjek amerika ?
-











Komente
Komento