Berisha e akuzon se kërkoi 200 mijë euro, i përgjigjet Petro Koçi: O plaku Mere, ke ikur nga mëndja

Berisha e akuzon se kërkoi 200 mijë euro, i përgjigjet Petro Koçi: O plaku Mere, ke ikur nga mëndja

Sali Berisha dhe Petro Koçi

TIRANË-Ish-Kryeministri Sali Berisha vijon me publikimin e mesazheve të atyre që ai i quan 'qytetari dixhital', duke hedhur në Facebook denoncime pa u verifkuar. Sot ai ka publikuar një mesazh sipas të cilit deputeti socialist Petro Koçi sulmoi ish-drejtorin e Kadastrës se i kërkoi 200 mijë euro dhe ai nuk ia dha.

“200000 € ne mes ne sherrin e Petro Koçit me Ervin Bushin", ka shkruar Berisha, krahas mesazhit të qytetarit.

 Ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit socialist Petro Koçi.

“O plaku Mere kaq shume te djeg ndershmëria e të tjerëve? Ke ikur jo vetëm me gjithë tespie por edhe nga mëndte! Linde e u plake dreqëndëbark! Njerëz të mirë e të pastër mos u dekurajoni! Ky kërkon që ti bëjë të gjithë si veten e tij, zëdhënës të korruptur të botës së krimit! Drejtësia do fitojë”, shkruan Koçi.

Më 16 korrik, përmes një postimi në Facebook dhe më pas më të zgjeruara në një intervistë për Report Tv, deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi deklaroi se në Fier duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike. Nisur nga këto akuza të forta, SPAK ka nisur verifikimin e këtyre deklaratave. Petro Koçi tha se trafikantë droge tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike. 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja