Petro Koçi tha në Report Tv se duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike, SPAK e thërret për të dëshmuar për deklaratat

Petro Koçi tha në Report Tv se duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike, SPAK e thërret për të dëshmuar për deklaratat

Petro Koçi, Bashkia Fier dhe SPAK

TIRANË-Më 16 korrik, përmes një postimi në Facebook dhe më pas më të zgjeruara në një intervistë për Report Tv, deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi deklaroi se në Fier duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike.

Nisur nga këto akuza të forta, SPAK ka nisur sot verifikimin e këtyre deklaratave. Petro Koçi tha se trafikantë droge tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike. 

“Efektet e SPAK dhe të Reformës në Drejtësi po japin rezultat.  Bota e krimit dhe te korruptuarit kanë filluar të ndjejnë frikë nga ligji. Këto efekte i mirëpresim edhe në Fier ku duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike.  Protagoniste të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike. Këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtareve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet si edhe nëpërmjet eliminimit të konkurrenteve në procesin e tenderimit duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit. Të fuqizuar sidomos duke lare paratë e pista në industrinë e ndërtimit ata vazhdojnë të përvetësojnë fitime kolosale nga taksat tona. Organet ligjzbatuese nuk duhet të lejojnë që qyteti ynë t’i nënshtrohet botës së krimit të organizuar”, tha ish-Zv. ministri i Mbrojtjes Petro Koçi një javë më parë.

Kjo është një deklaratë befasuese, por dhe e guximshme, duke qenë se Bashkia e Fierit drejtohet pikërisht nga socialistët dhe vjen në një kohë kur SPAK ka qenë shumë aktiv. Si fillim në “rrjetën” e SPAK ra kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe i akuzuat për shpërdorim detyre dhe abuzim me tenderët. Më pas ishte operacioni në Ministrinë e Brendshme ku u arrestuan zyrtarë dhe ish-zyrtarë për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit dhe së fundmi lënia në arrest shtëpia te ish-zv. ministres së Brendshme, Rovena Voda e cila në këmbim të një vendi pune mori 2 mijë euro, celular dhe një arkë me peshk.

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fato: 23/07/2021 03:11

    Cfare do behet per 200 milion euro qe duhet te paguhen per shkak te nje abuzivizmi ekstrem, idiot dhe publik te Rames+Veliajt??? A duhet apo jo me fole kush a hetu???

    Përgjigju
  • Fjeri: 22/07/2021 15:39

    Aha se paska te gjate karrieren ky kokzbathuri se kshu si po vepron po i shkon kunder orjentimit klientelist te Rilindjes

    Përgjigju
  • Barnaba: 22/07/2021 15:27

    Kur dikush shprehet per korrupsion, vershojn komente te llojit "pse nuk e merr ne pyetje SPAK-u". Edhe kur SPAK-u i merr ne pyetje, perseri vershojn komentet pesimite: "pse e merrni ne pyetje - ju keni dijeni per keto ceshtje!". Cilido qofte lajmi, sidomos kur ka te bej me sistemin e ri te drejtesise, qellimi mbizoterues i komenteve duket se eshte perhapja e pesimizmit. Lexuesit e komenteve ne portalet e lajmeve duhet te bejn kujdes. Ekziston nje grup shqipfoles qe ka mbi 10 vjet qe zhvillon nje fushte keqinformimi. Supaxhinjt shqipfoles ndonjehere jane aq arrogant ose te pakujdesshem sa e tregojn vete faktin se jane nga minoriteti grek. E kane pranuar si komentues, madje edhe si staf moderatoresh ne faqe shqip ne facebook dhe forume ku perhapin helm dhe keqinformim cdo dite. Mjaftojn te dish se si ti provokosh dhe menjehere bje maska... Supaxhinjve shqpfoles u ka bere lavazh truri akademia greke dhe kisha ortodokse - mendojn se Epiri/Toskeria ka qene greke. Fashzmi grek i ka mbushur me urrejtje patologjike per shqiptaret. Injorante qe nuk njohin historine... Shqiptar te asimiluar ne etnine greke qe punojn kunder kombit te tyre te mirefillte.

    Përgjigju
    • Cok cok gyzel: 22/07/2021 16:00

      o mazzllem chyn greku ktu ahahala

  • Jonuzi: 22/07/2021 14:33

    O Spaku ju e dini sh mire se kush e ben ligjin ne fier

    Përgjigju
  • Bobi fier: 22/07/2021 14:32

    Sot kishte folur dhe Ervin fucking bushi per arritjet qe kishte arritur ne aluizni,I vetmi sukses eshte pallimi sekretares dhe shoqeve te saj,ti dine historite njerzit ervin plehra

    Përgjigju
  • Fieri: 22/07/2021 14:20

    Po pse nuk e di SPAK-u kush e bejne ligjin ne fier qe duhet te pyesi petron? E din fieraket dhe shish qe ka info me bollek,mos i beni njerzit per budallenj,ky petro do jet trim se spaku perderisa mori kurajo dhe foli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'