Berisha e Bylykbashi: Rama, të
ndalë presionet mbi administratën

Berisha e Bylykbashi: Rama, të<br />ndalë presionet mbi administratën
TIRANË - Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha tashmë në postin e deputetit të PD si dhe deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi nuk kanë kursyer ditën e djeshme akuzat mbi kurriz të kreut të qeverisë, Edi Rama. Gjatë një postimi të tij në Facebook, Berisha kritikoi takimin e Ramës me ekspertët e fMN duke e cilësuar atë si rrezik për ekonominë e vendit. Berisha shkruan se pas fjalës së Ramës, atij i mbërriti një mesazh nga një mik i huaj i shkruante nga salla “Mr. Rama jo vetëm është analfabet, por dhe rrezik real për ekonominë e Shqipërisë”. “Përsëri dje në konferencën për ekonominë, oratorë të FMN-së, BQE-së, Universitetit të Oksfordit, etj, deklaruan se ekonomia shqiptare ishte e vetmja në rajon që nuk ra në recesion.

Kurse biznesi kërkoi të mos preket taksa e sheshtë.  Mirëpo këto e zemëruan shumë Ramën, aq sa ai nuk lexoi dot as fjalimin e përgatitur nga Cani dhe këputi marrëzira të tilla, se biznesi nuk do të jetë armik, se kompanitë e mëdha do të auditohen dhe nuk do të kenë të bëjnë me autoritetet tatimore të vendit, se borxhin do ta mbajë Banka e Shqipërisë (ndonëse vetëm ajo e mban, etj).”, shkruan Berisha. Ndërkohë që deputetei Bylykbashi bëri thirrje kryeministrit të ri që të mos prekë administratën.

Bylykbashi i bëri thirrje çdo punonjësi të administratës që të refuzojë dhe denoncojë çdo presion dhe shkelje. “Stabiliteti dhe profesionalizmi i administratës publike janë një kusht themelor për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Pikërisht për këtë arsye një nga tre kushtet e vëna Shqipërisë ishte edhe Ligji i ri i Shërbimit Civil, një nga tre ligjet e miratuara me konsensus me kërkesë të Bashkimit Europian, si kusht për marrjen e statusit “kandidat”. Ky ligj garanton mbrojtjen dhe standardet më të larta për shërbimin civil”, u shpreh Bylykbashi.

Shkrimi u publikua sot (21.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Humbje për Cleveland dhe Golden State, Lakers rikthehen te fitorja! Oklahoma kryeson në Perëndim

NBA/ Humbje për Cleveland dhe Golden State, Lakers rikthehen te fitorja! Oklahoma kryeson në Perëndim