"Sepse ka qenë politika ime për të mos ndërhyrë. pikë. Qendrimi im ka qene tjeter. Te gjitha masat e tjera pervec nderhyrjes me force dhe nuk ka qene nje qendrim i pabazuar. Ky qendrim eshte shoqeruar me nje renie drastike te mbjelljeve. Qendrimi im ka qene i qarte: Jo nderhyrje. Keta kane vendosur te nderhyjne, une nuk kam kundershtim. Nje nderhyrje sipas te gjitha rregullave dhe jo kaos", tha Berisha.
Në një konferencë me gazetarët, ish-kryeministri Berisha tha se në listën e të kërkuarve të Policisë së Shtetit, nuk ndodhen emrat e bosëve të drogës të Lazaratit. Madje, ish-kryeminsitri tha publikisht se i ka njohur bosët e Lazaratit. Këta bosë, që sipas tij i njeh dhe e gjithë Gjirokastra.
Përgjigja e Berishës erdhi pas interesit që A1 REPORT tregoi në lidhje me deklaratën e ish-kryeministrit se në listat e të kërkuarve të policisë nuk janë bosët e vërtetë të Lazaratit. I pyetur nëse ai vetë i njihte këta persona, Berisha iu përgjigjg hapur: PO!
“Po si ka mundesi qe publikohet lista me 26 te kerkuar dhe nuk vihet asnje nga kryetaret e klaneve, asnje nga boset. I di e gjithë Gjirokastra, i di e gjithë zona një mijë herë me mire se unë, dhe une i di nuk te them se nuk i di. Po pse s’u vunë në listë. Policia s’ka bërë fjalë për bosë, ka bërë fjalë për persona që kanë qëlluar kundër policisë”, u shpreh ish-kryeministri Berisha.
Konferenca e deputetit të Partisë Demokratike, Sali Berisha erdhi fill pas vendimit të Byrosë së Kuvendit që e përjashtoi me 10 ditë nga seancat parlamentare vendim të cilin zgjodhi ta ironizojë nga tryeza ku zhvillohen mbledhjet e kryesisë së vogël.
"Ndihem i nderuar nga vendimi i Aleances. sic e kane quajtur vete ata. Me kane nderuar shume!", tha Berisha.
Berisha: Nuk jam kundër operacionit në Lazarat por të bëhet sipas rregullave
Duke folur për aksionin e policisë në Lazarat Sali Berisha tha se mbështet përpjekjen e policisë për të pastruar Lazaratin nga kanabisi, por shtoi se ndërhyrja duhej bërë sipas rregullave dhe jo duke ushtruar panik tek banorët. Ai tha se emrat në listën e të kërkuarve nga policia nuk janë bosët e vërtetë të drogës pasi sipas tij trafikantët e vërtetë të Lazaratit janë në Tiranë dhe janë të lidhur me qeverinë.
“Theksoj edhe një herë duke mbështetur plotësisht përpjekjen e policisë për të vënë nën kontroll çdo metër të këtij vendi, mbështes përpjekjet për luftën ndar krimit dhe trafikut, por dënoj lidhjet e Ramës me trafikun dhe Krimin. Këto ditë keni dëgjuar të lakohet emri i Gate Mahmutajt, përgjegjësitë e tij do ti nxjerrë Prokuroria. Dhjetë herë të pakrahasueshëm me Gaten janë Gatet mnë parlament. Si mundet që të luftohen trafiqet kur Belinda na shoqëron Riformaton si mund të luftohet trafiku. Një oficer i qarkut të Fierit më informoi se kanë parë avion dhe kanë marrë urdhër të mos merren me të. Shkoni pak në zonë bëni një hetim të thjeshtë. Për kë punonin baronët e kokainës në Lushnje? Në kosovë operacioni u krye, ndërsa këtu dështoi. Si mundet që pol luftojnë trafikun kur në listë nuk ishte asnjë nga bosët e drogës së Lazaratit?” tha Berisha.
Ish-kryeministri tha se sipas tij qeveria ka paguar edhe para ndaj gazetarëve për të kontrolluar informacionin. Berisha tha ndër të tjera se policët kanë plaçkitur banesat e banorëve të Lazaratit, ndërsa shtoi se aksioni ka bllokuar edhe bizneset në zonën e Derviçianit.
“Si mundet kur një ndrikull i çoi gazetarit 20 mijë euro që të bllokojë reportazhin. Si ka mundësi që bëhet lista dhe nuk vihet asnjë nga bosët? A mund të besohet një operacion i tillë? A mund të besohet një operacion që paralajmëroi bosët pa filluar? Serezët nga Tirana. Më vjen keq se kurrë deri më tani nuk i kam parë mediat më të keqpërdorura se tani. Merren 2 televizione dhe shpërndajnë të gjitha lajmet. Sa herë i keni futur ju policët e Lazaratit? Me dhjetëra herë, por asnjëherë nuk kanë shkelur sepse të gjitha veprimet janë në periferi. Dhe të shkosh me 800 forca kur Lazarati është 5000 vetë dhe të sillesh rreth Kordhocës do të thotë të bësh vetëm zhurmë mediatike dhe mashtrime. Unë jam dakord që janë gjetur drogë në Lazarat por të quash 8 thasë drogë për 8 ton është kaotike. A e dini se policët se sa shkojnë në shtëpitë e lazaratasve sulen drejt guzhinës? Kanë paralizuar Derviçianin. Kërkoj menjëherë largimin e forcave nga Derviçiani.” tha ish-kryeministri
Berisha tha se nuk është kundër operacionit të policisë në Lazarat por se sipas tij ajo duhet bërë në përputhje me të drejtat e njeriut.
“E fundit në çdo operacion ushtarak, forcat e një vendi të lirë janë të detyruar të zbatojnë të drejtat e qytetarëve. Ajo që është e dhimbshme është se keni dëgjuar ju ndonjë të shqiptojë një fjalë për ata banorë nën trysni? Avokat i Popullit është avokati i vetvetes dhe nuk pyet kush. Policia bie në kurthin e grupeve kriminale dhe këto ja kthejnë po me armë. Me anë të ministrit të zëdhënësit të Ramës për rendin ka kërkuar të bëjë black out total. Pra kemi të bëjmë me një operacion shumë keq të organizuar dhe që ka përjashtuar bosët e vërtetë të drogës.” u shpreh Berisha
Berisha për ofendimin e Ajola Xoxës: I qëndroj fjalëve, por janë citime të Ramës
Duke iu rikthyer debateve që ndezën sot parlamentin lidhur me fyerjen e rëndë që Berisha bëri ndaj gruas së ministrit Erion Veliaj, ai i qëndroi sërish deklaratave të bëra në seancën plenare duke shtuar se nuk është ai që i ka thënë këto fjalë, por sipas tij vetë kryeministri Edi Rama në një darkë të para disa ditëve. Berisha e argumentoi këtë sepse sipas tij ai do të mbrojë të gjithë ata persona që nuk kanë fytyrë që tua kthejnë ofendimet kryeministrit Rama.
“Unë të vërtetën do ta mbroj, ai që mbron shkeljet më të mëdha, tani na bëjnë virgjëritë. Tani sapo u thanë disa të vërteta, u hoqën si më të kulluarit. Më lejoni të bëj një sqarim, 4 muaj më parë, do gjeni një zotim timin, Edi Rama mos shaj njerëzit, se unë do të ti kthej në fytyrë, edhe unë jam shumë konseguent në këtë. Nuk është dhënë pushteti të fyesh dinjitetin e tjetrit, edhe nëse të shan duhet ta durosh. Rasti i sotëm ishte nga më dramatikët, siç është marrë vesh edhe nga mediat, në një darkë ditëlindje, me shumë zyrtarë, pasi shpërthen si i çmendur ndaj Adi Krastës, dy zonja të pranishme në darkë, Kumbaro dhe Veliaj hyjnë për të qetësuar situatën, ua kthen ti prostitutë e ti k.... etj, ndërsa burrat nuk thanë asnjë fjalë, ti do ti mbash të gjitha këto për vete. Këto fjalë që u ke thënë këtyre zonjave do ti mbash për vete, jo në rrethin e familjes sepse nuk mundet një kryeministër të bëjë një fyerje të tillë. Jam këtu për të kujtuar se sa herë që të shajë një njeri do të ia kthej në fytyrë në emër të tij që nuk ia kthen dot. Njëri desh ia shkuli veshin para se të vinte në pushtet, pastaj mbeti si i marrë. Kjo është pjesa dhe të mos ndërhynte ky Veliuaj që fliste si çti them, kjo do ishte një çështje kryesore e diskutimit tim. Nuk mundet unë të hesht të atyre që kanë frikë, dhe nuk duhet kurrë që këto të kalojnë pa u ndëshkuar.” theksoi Berisha
Berisha: SMS me Gaten? Nuk di gjë, mua më shkruan gjithë Shqipëria
Sa i përket pyetjes së gazetarëve nëse ka pasur infiltrime të të huajve në aksionin në Lazarat, Berisha tha se nuk ishte në dijeni të kësaj çështje. Në të njëjtën mënyrë Berisha u përgjigj edhe lidhur me akuzat e Taulant Ballës sipas të cilit Berisha ka komunikuar me të ‘fortin e Lazaratit’ Gate Mahmutaj, duke thënë se nga numri i tij i celularit vijnë mesazhe nga e gjithë Shqipëria.
“Nuk kam asnjë dijeni për infiltrimet por natyrisht infiltrime do të ketë gjithmonë nga shteti por nga të huajt nuk e di. Dasho e di më mirë se jeton aty. Di që po bën më të mirën për të dorëzuar personat e kërkuar. Taulanti foli sot se Gatja më ka shkruar, ai mund të më ketë shkruar por nuk di ti kem kthyer, unë një numër kam më merr të gjithë Shqipëria, nuk di kush mund të ketë qenë.” tha Berisha
Redaksia Online
(Gre.M/e.c/Shqiptarja.com)