Berisha e Meta insistojnë:PS
votë Zaganjorit në raundin III

Berisha e Meta insistojnë:PS <br />votë Zaganjorit në raundin III
TIRANË – E hëna ka nisur intensive për politikën shqiptare. Në Kuvend ka dështuar edhe raundi i dytë i votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të, për të cilin nuk ka ende asnjë kandidat zyrtar. Kësisoj konferenca e kryetarëvë ke vendosur që të jetë seanca e së enjtes dita kur do të mësohet votimi i tretë. PS ka propozuar që votimit të bëhet të djelën, ndërsa demokrati Patozi kërkon raundin e tretë ditën e premte. Menjëherë pas seancës së shkurtër në Kuvend, ambasadori amerikan Arvizu takoi  kryesocialistin Rama dhe më pas kryeministrin. Pas seancës Zoti Berisha dhe Kreu i LSI, Ilir Meta deklaruan se kandidatura e Zaganjorit është e duhura dhe ftojnë Ramë ta shqyrtojnë e ta votojnë në raundin e tretë. Mazhoranca ngelet e hapur për shqyrtimin e kandidaturës nga opozita. Dule i PBDNJ: Nano Presidenti i duhur.

BERISHA: NE KEMI ZAGANJORIN, PS TA SHQYRTOJE OSE TE PROPOZOJE TE VETIN
Ora 13: 35  Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së Kryeministri Berisha deklaroi se konsultimet për zgjedhjen e presidentit janë të pandërprera qoftë mes aleatëve por dhe me opozitën dhe në këtë kuadër u zhvillua dhe takimi i djeshëm në kryesi.

Kryeministri vlerësoi se procesi kërkon “seriozitet transparencë dhe kushtetueshmëri dhe në këtë kuadër kishte propozuar dhe kandidaturën e Zaganjorit si kandidaturë jo partiake me karrierë të gjatë dhe të merituar”.

“Nuk mund të ftosh opozitën duke i propozuar kandidaturë të fushës e bakgroundit politik, nëse flasim për konsensus. Procesi kërkon seriozitet e transparencë....
Takimi ishte një përpjekje, nuk mund ta mohoj, për të gjetur një ujdi. Palët shprehën qartë qëndrimet. ..Kandidati i përzgjedhur meriton mbështetjen tonë të plotë.“- tha Berisha.
Duke shpresuar për gjetjen e një kompromisi dhe votimin e presidentit në raundin e tretë Berisha ftoi opozitën të shqyrtonte kandidaturën e Zaganjorit por njëkohësisht u shpreh i gatshëm të shqyrtojë dhe kandidaturat e opozitës, nëse ajo do të ofrojë.

“Po vjen raundi i tretë uroj që të votojmë së bashku kandidaturën më të mirë. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë të përpiqemi për mirëkuptimin më të gjerë të mundshëm. Shpreh mbështetjen më të plotë dhe ftoj opozitën të shqyrtojë kandidatin dhe të paraqesë kandidatin e vet. Të angazhohemi në një proces konsultimesh civile të përgjejgshme në interes të procesit dhe të vendit “


META: ZAGANJORI KANDIDATURA E DUHUR, OPOZITA S’KA ARSYE PSE TA REFUZOJË
Ora 12: 20 Kreu i LSI-së Ilir Meta vlerëson takimin e mbrëmshëm mes Ramës dhe Berishës dhe vullnetin e shprehur për të gjetur një zgjidhje konsensuale.
“Mendoj se ekzistojnë të gjitha mundësitë që kjo zgjedhje të vijë në raundin e tretë. dhe përqëndrimi i gjithë aktorëve do të jetë më i lartë në ditët që vijnë”
Meta tha se “mazhoranca ka bërë një kapërcim të madh që duhet vlerësuar duke dalë nga kandidatura politike duke përzgjedhur një figurë tepër bindëse si ajo e Zaganjorit, që përfaqëson standarde të larta për postin e presidentit dhe një figurë që nuk ka asnjë arsye për të mos u pranuar apo kontestuar.”- tha kreu i LSI-së Ilir Meta në një konferencë për shtyp pak pas përfundimit të seancës së raundit të dytë të votimit, e cila dështoi.

Meta deklaroi se kandidatura e Zaganjorit gëzon konsensusin e mazhorancës parlamentare, por dhe të opinionit publik e partnerëve ndërkombëtare prandaj dhe PS nuk ka arsye serioze që PS të mos e votojë siç e ka votuar vite më parë për postin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.
“Kemi një kandidat që është votuar nga PS si anëtar i gjykatës Kushtetuese. Ngërci është psikologjik që ka të bëjë me mënyrën jo perfekte të komunikmit mes mazhorancës dhe opozitës që ka ardhur për arsye të pamjaftueshmërisë së kohës. Mazhroanca mbetet e hapur që opozita të kontribuojë dhe me kandidatë të saj.


ARVIZU: DY PALËT PO PËRPIQEN PËR TË NXJERRË KANDIDATIN
Ora 12: 30 Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu ka qëndruar për më shmë se 45 minuta në selinë e PS ku është takuar me kryetarin Edi Rama. Ai tha se vlerëson përpjekjet e dy palëve, si të socialistëve dhe të demokratëve për një kandidat zyrtar.
“Mendoj se Rama dhe PS meritojnë vlerësimin që nuk po institojnë që kandidati t’I përkasë së majtës. Berisha meriton vlerësimin që ka bërë të qartë se ka kandidat dikë me të cilin ndjehet komod për të punuar dhe nuk përfaqëson interesat e ngushta të partisë. Të dy palët po përpiqen për të nxjerrë një kandidat”, tha Arvizu.

Ai ka kritikuar disa media, të cilat në numrin e sotëm kanë deklaruar se Rama e Berisha kanë dalë me qëndrime të ndryshme në takimin e djeshëm.

KODHELI: NUK JEMI KUNDËR ZAGANJORIT, POR MËNYRËS SI U PËRZGJODH
Ora 11: 00 Pak minuta pas dështimit të raundit të dytë në Kuvend, Mimi Kodheli deputete dhe anëtare e kryesisë së PS në një intervistë për A1Report deklaroi se PS nuk është kundër emrit të Xhezair Zaganjorit.

“Opozita nuk është kundër Zaganjorit, por mënyrës se si është nxjerrë ky emër nga mazhoranca. E rëndësishme është t’i japim vendit një president gjithëpërfshirës. BE ka bllokuar procesin e integrimit, pasi me të drejtë kërkojnë një procedurë transparente”, tha Kodheli.

Sipas saj, politika i ka të gjitha mundësitë që në raundin e tretë të ketë një rezultat konkret. Kodheli vlerësoi takimin e mbrëmshëm Berisha – Rama.

“Është hedhur i parë, shpresojmë që do të ketë kontakte të tjera. Në raundin e tretë besoj se politika do bëjë më të mirën, duhet ecur në një rrugë transparente”, pohoi ajo.

KLOSI: KJO JAVE UROJME TE JETE JAVA PRESIDENCIALE
Ora 11:10 Deputeti socialist Blendi Klosi e cilëson si “shans i humbur por jo aq i tristë sa hera e parë” duke u shprehur optimist se pas takimit të zhvilluar mbrëmë mes Ramës e Berishës, kjo javë mund të jetë java e dialogut presidencial.
“Në këtë seancë të dytë të humbur, por jo aq të tristë sa hera e parë, vijmë pas takimit me kreut të partive më të mëdha, dhe një mundësi të një formulë konsesuale për gjetjen e një presidenti konsensual. Urojmë që kjo javë të quhet java presidenciale. Nuk do donim të uronim që zgjedhja e presidentit të ishte me forcën e kartonavëe. Ai nuk do përfaqësonte një president konsensual. Klasa politike duhet ta kuptojë këtë.”- deklaroi Klosi duke refuzuar të japë emra për postin e presidentit. “Nuk jemi në fazën e emrave por të diskutimit të parimeve për të gjetur një gjuhë të përbashkët për zgjedhjen e presidentit”- tha Klosi në një prononcim për median menjëherë pas përfundimit të raundit të dytë të votimit, duke refuzuar të japë një reagim në lidhje me kërcënimet e Nanos se nëse PS nuk do ta mbështesë do të nisë lëvizjen e re për fatet e vendit. “Për momentin nuk reagojmë. Jemi të angazhuar të zgjedhim presidentin”


ENDE ASNJE KANDIDAT ZYRTAR PER PRESIDENTIN E VENDIT
Ora 09: 30 Komisioni i Ligjeve deklaron se nuk ka asnjë kandidaturë zyrtare për postin e Presidentit. Në mbledhjen e komisionit të Ligjeve, e nisur gati 30 minuta nga fillimi i seancës në Kuvend, opozita nuk ishte e pranishme. Ndërkohë që deputeti i PD-së Viktor Gumi, në emër të Komisionit të Ligjeve pritet ti dërgojë Kuvendit një raport pa emra kandidatësh.

Pas pak pritet të nisë seanca e Kuvendit e cila do të ndiqet dhe nga përfaqësues të trupit diplomatik si ambasadori i BE-së Ettore Sequi, Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu dhe zv ambasadori i OSBE-së. Raundi i dytë i votimit pritet të dështojë si raundi i parë, për shkak se edhe takimi mes kreut të mazhorancës Sali Berisha dhe Edi Ramës, që u zhvillua mbrëmë në Kryesinë e Kuvendit, nuk arriti ndonjë marrëveshje.

Berisha këmbëngul në kandidatin e PD-së dhe të aleatëve, Xhezair Zaganjori, ndërsa Rama e kundërshton. Dy kundërshtarët politikë pohuan pas takimit të mbrëmshëm,  90 minutësh, se nuk ka patur asnjë rezultat.


ORA 10: 40 DULE: RAMA E BERISHA PO BEJNE LOJE, NANO ZGJEDHJA DUHUR
Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule akuzon kryeministrin Berisha dhe kreun e PS-së Edi Rama se po bëjnë pazare për zgjedhjen e presidentit për të përfituar interesa të vogla partiake mbi interesat e vendit. Dule thotë se kandidatura e Fatos Nanos është zgjidhja e vetme dhe që plotëson të gjitha kriteret për këtë postë të lartë në kreun e shtetit.

“Secila palë kërkon jo të gjejë dyer për të hapur perspektivat e vendit por dritare nga të cilat mund të përfitojë për interesat e vogla partiake. Të dyja palët kërkojnë një president që do ta nxërë kostumi që i kanë prerë ata sipas interesave të tyre partiake. Një president i tillë nuk mund ti shërbejë vendit. Shqipëria nuk është lojë e Berishës dhe Ramës. Kërkon një president që mund të lëvizë me dinjitet nëpër sallonet evropiane.” – deklaroi Dule në një prononcim për median pak para se të nisë seanca plenare për raundin e dytë të votimit.
Për Dulen “Nano është kandidatura që plotëson shumicën e kritereve që janë të domosdoshme për një personalitet në kreun e shtetit. I vetmi kryeministër që ka kryer rotacion politik pa probleme ka qenë Fatos Nano. Motivoi demokracinë e brendshme në partinë e tij, dhe ka dalë kundër interesave të forcës së vet politike për interesa të vendit. Fatos Nano është zgjedhja e vetme, Zaganjori është kandidaturë taktike”- deklaroi Dule. Në orën 09:00 Partia Socialiste mblodhi grupin Parlamentar për të diskutuar në lidhje me qëndrimin që do të mbante sot në seancë.

RAUNDI I PARE ME 30 MAJ DESHTOI

Edhe raundi i parë i zgjedhjes së presidentit që u zhvillua  të mërkurën e 30 majit dështoi. Mazhoranca propozon Xhezair Zaganjorin, por zyrtarisht kandidatura nuk është depozituar në komisionin e Ligjeve. Ish kryeministri Fatos Nano, i vetëshpallur si kandidat për president nuk ka arritur të mbledhë ende 20 firma për të depozituar në Komisionin e Ligjeve kandidaturën e tij për president. Ndërkohë që PS deklaron se nuk do të dalë me emër por këmbëngul tek procesi i përzgjedhjes.  Nga ana e tij Nano akuzon Ramën se po bën pazare me kryeministrin dhe se është i gatshëm dhe i vendosur që nëse do të pengohet arbitrarisht dhe pashpjegueshmërisht në mundësitë e tij për të garuar për President, atëherë do t’i vetëofrohet publikut dhe qytetarëve shqiptarë për të konkurruar me të gjithë Kryetarët e derisotëm për zgjedhjet e vitit 2013, bazuar në një alternativë të qartë verore, dalëzotësie, paqebërjeje, jokrize, properëndimore, prouropiane.

TAKIMI RAMA - BERISHA MBREME PA REZULTAT
Rama, (i cili doli i pari) deklaroi se nuk ka asnjë zhvillim në drejtim të një rezultati konkret, por shprehu besimin se ekziston një bazë për të vazhduar diskutimin me qetësi dhe respekt reciprok. Rama deklaroi se nuk do të votojë kandidaturën e Xhezair Zaganjorit ndërsa shprehu bindjen se çështja e presidentit duhet zgjidhur dhe se raundet nuk janë për t'u konsumuar, por janë për të gjetur një zgjedhje konsensuale mes opozitës dhe mazhorancës. Nga ana e tij kryeministri deklaroi në takim u bë një shkëmbim i mendimeve dhe pikëpamjeve për procesin dhe se opozita duhet të sjellë kandidaturat e saj për postin e presidentit.Gjatë ditës së djeshme Rama u takua me ambasadorët Sequi dhe Arvizu.
(aq/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve