Sali Berisha prezantoi këtë të shtunë kandidatin e koalicionit “Shtëpia e lirisë” për kryetar bashkie të Rrogozhinës Hekuran Xhanin. Por çfarë mendon vetë Hekuran Xhani për Sali Berishën? Në një video, kandidati për Bashkinë e Rrogozhinës, e quan Sali Berishën shkurt si “Salë k*rva, ndërsa shton se “këtë klasë politike (përfshirë edhe Berishën) na e ka zili edhe Serbia”.
‘Kanë përzënë 50% të shqiptarëve edhe serbët na e kanë zili.’- shprehet ai, teksa është bashkë me disa miq në një lokal.
Nga Rrogozhina, sot Sali Berisha megjithëse nën siglën e koalicionit 'LSI-PDK', u kërkoi votat demokratëve për Hekuran Xhanin, e madje nuk kurseu as vlerësimet për të, duke e cilësuar si një demokrat të ndershëm.
‘Hekuran Xhani është demokrat i ndershëm, njeriu që ka sakrifikuar ndër vite mund e djersë për demokratët e në shërbim të fermerëve të kësaj zone.’- u shpreh ndër të tjera Berisha.