Përplasjet Berisha-PD 'zhvendosen' në Bashkinë Rrogozhinë! Selia blu: Gënjeshtrat e 'Non Grata-s' vazhdojnë, sulmon demokratët dhe bën aleancë me Dakon e Doshin! Berisha: Mos e votoni kandidatin e Bashës

Partia Demokratike ka reaguar pas sulmit që Sali Berisha i bëri kandidati të saj për Bashkinë Rrogozhinë, Ferdinand Saraçin. Teksa Berisha u kërkoi demokratëve që të mos e votojnë Saraçin vetëm për logon e PD, selia blu e akuzon ish kryetarin e saj se po bën aleancë me Tom Dhoshin dhe Vangjush Dakon duke amnistuar kriminelët që kanë punuar kundër demokratëve.

Sipas PD nga një person 'non grata' nuk mund të presësh gjë tjetër vetëm 'gënjeshtra të reja çdo ditë".

"Dite e re, mashtrim i ri. Gënjeshtrat ordinere të non grates, vazhdojnë. Por demokratët e kanë kuptuar se ti ke hallin tënd dhe të familjes tënde. Demokratët e dinë, se ti si burracak, kërkon të fshihesh dhe ti përdorësh ata përballë non grates tënde me partinë e re që bëre me Ilir Metën. Demokratët e shohin se si po i poshtëron çdo ditë, duke bërë aleanca me kundershtarët më të mëdhenj të tyre. Pse nuk e përmend Qifen, po ke vënë njerëzit e tij në krye, në Rrogozhinë e Vorë? Pse nuk thua asnjë fjalë për lidhjet e Dakos me krimin, por i ke çuar njerëz të negociojnë me të? Pse nuk thua një fjalë për Tom Doshin, apo ngaqë njerëzit e tij drejtojnë “shtëpinë e Ilirit” në Shkodër? Njësoj siç bëre në Parlament ku mbushe dynjanë se do votoje kundër, dhe pastaj ike si frikacak, ashtu sillesh dhe sot duke amnistuar kriminelët që kanë punuar kundër demokratëve. Partia e re e non gratave të shpallura e të pa shpallura, nuk do ta mbajnë peng Shqipërinë. Nëse voton Berishën dhe Metën, mban Ramën", shkruan PD.

Ky reagim erdhi sot pas sulmit që Sali Berisha bëri nga Rrogozhina ndaj kandidatit të PD Ferdinand Saraçi. Berisha u bëri thirrje demokratëve në Rrogozhinë që mos ta votojnë dhe mos të shkojnë pas logos së PD-së, pasi pas saj fshihet Edi Rama i cili ka marrë peng logon e PD. Madje Berisha tha se Basha i prezanton vetë kandidatët, pasi kërkon që qytetarët të votojnë logon dhe mos ta ngatërrojnë me Lul Bravën. Këto deklarata  Berisha i bëri gjatë prezantimit të kandidatit  të tij Hekuran Xhanin për Bashkinë Rrogozhinë.

‘Ferdinandit do t’i them dy fjalë ke qenë kryetar i demokratëve të Rrogozhinës, por me aktin dhe gjestin tënd tregove se nuk e ke merituar kurrë votën e tyre. Nëse ti Ferdinand do të ishe një demokrat i vërtetë, njeri i idealeve të lirisë, po të kishte ambicie për kryetar bashkie i drejtoheshe anëtarësisë, pranoje primaret, votën e lirë. Turpi faqezezë në historinë e lirisë së Shqipërisë. A nuk është kjo një fyrje për çdo demokrat e demokrate të Shqipërisë. Ferdinandi është krejtësisht kopje e Lulzim Bravës. Lulzim Brava nuk del vetë, vetëm e vetëm që qytetarët të mos kujtojnë se janë të Lulzim Bravës, por janë të logos që ka rrëmbyer me polic të Edi Ramës. Mos gaboni të votoni për Ferdinand Saraçin se tund logon e marrë me dhunë nga Edi Rama. Logo e fitores është ‘Shtëpia e Lirisë’. Atij që do të vijë ta paraqesë Ferdinandin këtu ta pyesë për aferat kriminale të Lulzim Bashës.’- tha Berisha.

Por ajo që u vu re në këtë takim, ishte se Berisha ka hequr nga fushata siglën e Partisë Demokratike. Në takimin e parë, në Durrës, sfondi pas Berishës ishte i gjithi në ngjyrë blu dhe mban vetëm logon e “Shtëpisë së Lirisë”, shoqëruar me sloganin “Shpresë, ndryshim, fitore” dhe në njërën anë të Sloganit edhe logo e PD-së. Por, një gjë e tillë nuk është parë sot në Rrogozhinë. Në këtë takim, Berisha ka hequr siglën e PD-së, duke e zëvendësuar atë me simbolin kombëtar të shqiponjës.

 

Logo e PD  dje ne Durres 

Mungesa e logos sot ne Rrogozhine

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:23
PD-Berishës: Sulmon demokratët dhe bën aleancë me Dakon e Doshin duke amnistuar kriminelët

Partia Demokratike ka reaguar pas sulmit që Sali Berisha i bëri kandidati të saj për Bashkinë Rrogozhinë, Ferdinand Saraçin. Teksa Berisha u kërkoi demokratëve që të mos e votojnë Saraçin vetëm për logon e PD, selia blu e akuzon ish kryetarin e saj se po bën aleancë me Tom Dhoshin dhe Vangjush Dakon duke amnistuar kriminelët që kanë punuar kundër demokratëve.

"Dite e re, mashtrim i ri. Gënjeshtrat ordinere të non grates, vazhdojnë. Por demokratët e kanë kuptuar se ti ke hallin tënd dhe të familjes tënde. Demokratët e dinë, se ti si burracak, kërkon të fshihesh dhe ti përdorësh ata përballë non grates tënde me partinë e re që bëre me Ilir Metën. Demokratët e shohin se si po i poshtëron çdo ditë, duke bërë aleanca me kundershtarët më të mëdhenj të tyre. Pse nuk e përmend Qifen, po ke vënë njerëzit e tij në krye, në Rrogozhinë e Vorë? Pse nuk thua asnjë fjalë për lidhjet e Dakos me krimin, por i ke çuar njerëz të negociojnë me të? Pse nuk thua një fjalë për Tom Doshin, apo ngaqë njerëzit e tij drejtojnë “shtëpinë e Ilirit” në Shkodër? Njësoj siç bëre në Parlament ku mbushe dynjanë se do votoje kundër, dhe pastaj ike si frikacak, ashtu sillesh dhe sot duke amnistuar kriminelët që kanë punuar kundër demokratëve. Partia e re e non gratave të shpallura e të pa shpallura, nuk do ta mbajnë peng Shqipërinë. Nëse voton Berishën dhe Metën, mban Ramën", shkruan PD.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haha: 12/02/2022 18:36

    Meta Berisha kualicion bolesh po ama bole kandaresh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë