TIRANË – Emisioni "Airport“ ka sjellë sonte në studion e „A1Report“, fushatën elektorale të 2013-ës në rrjetet sociale dhe luftën virtuale. Të ftuar në studo nga moderatorja Mira Kazhani kanë qënë Arbi Mazniku për Partinë Socialiste; Gerti Bogdani për Partinë Demokratike dhe Endri Meksi, ekspert IT.

Pyetjet e ngritura kanë qënë: Sa vota mbledhin politikanët përmes Fb dhe Tëitter? Kush kujdeset për adresat e Berishës dhe Ramës? A janë bërë pjesë e kësaj fushate, për herë të parë, edhe hackers-at? Çfarë roli kanë ata? Si janë zhdukur disa statuse të kundërshtarëve politikë? Betejë elektorale me të gjitha mjetet apo në të gjitha frontet?

Të ftuarit kanë shpjeguar sesi e menaxhojnë internetin dhe këtë fushatë, Sali Berisha dhe Edi Rama. Bogdani shpjegoi se Kryeministri natyrisht që ka një ekip, që ia publikon dhe fotografon aktivitetet, por ai është autori i drejtpërdrejtë i asaj që shkruan në Fb. Komunikimi i tij në Fb me simpatizanët e tij është plotësisht personal i tij.

Mazniku shpjegoi gjithashtu se kryetari i PS-së ka komunikuar dhumë kohë me parë se Berisha dhe më shpesh, nëpërmjet Twitter-it dhe njëkohësisht, edhe Facebook-ut. Natyrisht që ai ka një staf që e mbështet duke i siguruar fotografitë, por edhe ai është autor i asaj që shkruan dhe komenton në rrjetet sociale.Mazniku shpjegoi se Rama ka përdorur programe avangarde, pasi nëpërmjet Twitter ka qënë më e lehtë të publikoje edhe në Fb njëherësh.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)