Berisha edhe në parti ka zbatuar 'Ligjin 7501'

Berisha edhe në parti ka zbatuar 'Ligjin 7501'

Sali Berisha

Në qoftëse do ti hyjmë një retrospektive, qysh nga qeverisja e parë e Sali Berishës, apo dhe nga dita e parë e drejtimit të Partisë Demokratike nga dora dhe mëndja, e tij, pa asnjë dyshim do të bindemi se, ai e ka drejtuar edhe partinë siç drejtoi shtetin, sipas ligjit famëkeq “për tokën, 7501”. Siç bëri ligjin në fjalë, apo dhe ligje të tjera që ishin makabritet i gjallë, duke futur në sherre dhe luftë vëllain me vëlla, babain me djalin, komshiun dhe komshiun, pasoja të cilat edhe sot ndjehen të gjalla, ashtu ka arritur të bëjë edhe me partinë.Prej 30 vitesh,Partia Demokratike vuan pasojat e keqdrejtimit dhe keqmenaxhimit të saj nga klani krahinor Berisha, i cili e ka mbërthyer keq atë forcë politike. Shpallja “non-grata”, duket se ishte vetëm maja e Ajsbergut, që shumë shpejt do të sjellë përplasje fatale mes klaneve dhe grupimeve përfituese brenda asaj partie.

Duke ndërsyer “forumin e të rinjve apo të grave”, duke premtuar se “do të nisë turin tim në gjithë qytetet e vendit për të zgjuar demokratët”, Sali Berisha vetëm sa po “gërric” plagët e thella të asaj force politike, të cilës i nxori “ujin e zi” sa e kishte nën hyqëm. Duke parapërgatitur pasardhësin e tij besnik Lulzim Basha, duket se Berisha nuk e dinte se ai, një ditë do të ishte shkaku i “ditës së qametit”, dhe përmbyllësi e detyruar i karrierës së tij politike. Në fakt Sali Berisha, rrezikohet më shumë se nga vendimi i DASH-it, edhe nga vendime të tjera që mund të dalin nga SPAK-u në ditët dhe javët e ardhshme që lidhen me shumë denoncime dhe akuza për të cilat “kontributor” janë edhe mjaft emra që gjenden sot brënda Partisë Demokratike, ku një prej tyre mund të rezultojë edhe Lulzim Basha. Në një dalje publike disa vite më parë në medie, Sali Berisha ka deklaruar se “ligjin famëkeq 7501 ishim të detyruar ta zbatonim, edhe pse e dimë se ka shkaktuar pakënaqësi tek ish-pronarët dhe viktima ndër shqiptarët”. Pra ai me ndërgjegje të pastër ka hartuar, miratuar dhe zbatuar një “ligj” kriminal, për të cilin kurrë nuk tha se “jam bërë pishman”. Me të njëjtën logjikë mendimi dhe veprimi, ai ka drejtuar edhe Partinë Demokratike, duke shkelmuar përgjatë 30 viteve statutin e saj, elitën e saj, vlerat e saj, emrat e saj, kontributorët e saj, të rinjtë e asaj partie, dhe duke fundosur të ardhmen e saj. Mbajtja pas vehtes dhe “në prehër” e Lulzim Bashës, formëzimi “alla- berishë” i tij për të qenë një drejtues i bindur ndaj “babait politik” dhe shumë arrogant ndaj të tjerëve, më në fund e zhgënjeu Doktorin. Kjo për faktin sepse Lulzimi vjen nga një tjetër “eksperiencë”, nga ajo kosovare, ku nuk e kanë për gajle, ti vënë “vizën” ish-kryetarit, apo dhe ish-kryeministrit.

Postimet e Doktorit, ku spikasin ndër të tjera edhe fotot me “të rinjtë”, nuk është se ngjallin interes të madh tek baza e asaj partie, aq më shumë kur një pjesë e tyre, janë sot milionerë, që dikur punuan në doganat dhe ministritë e Berishës. Ashtu siç bëre “çorap” shtetin, tokat, pronat, arkivat dhe hipotekat, ashtu siç fute në sherre dhe vëllavrasje shqiptarët dhe ish-pronarët, ashtu bëre edhe me partinë Doktor Berisha. Ndaj lëre më mirë pa e nisur “aksionin opozitar”, lëre Lulzimin të “lulëzojë” edhe këto 4 vite pa ty, dhe pastaj piquni bashkë tek dera e oborrit të partisë, për të qarë hallet me njëri-tjetrin. Ç’ke mbjellë, do të korrësh- thotë populli Doktor……..

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen