TIRANE- Ish-kryeministri Berisha akuzon kreun e qeverisë Rama se me vendimin për ligjin e nëpunësit civil rrëzoi konsensusin. “Edvini miratoi aktin normativ për shtyrjen nga data 1 tetor, që ishte afati konsensual i fillimit të efekteve të ligjit për shërbimin civil, më 1 prill 2014. Me këtë akt ai përmbysi konsensusin e arritur me datën 30 maj në votimin e tre ligjeve si kusht për në BE”, akuzoi ai. Sipas tij, sëbashku me konsensusin Rama asgjësoi plotësimin e 3 kushteve për marrjen e statusit pra vetë statusin.
“Në 23 vjet ky institucion madhor, që u eleminua me një goditje fatale me aktin normativ nga Piktori dështak ka qënë faktor ndër më kryesorët të paqes sociale e stabilitetit të Shqipërisë. Ndaj, përmbysja e tij për herë të parë në 2 dekada përbën dhe aktin më të rëndë, më të pashëmbullt, më amoral, më të rrezikshëm në marrëdhëniet ndërmjet forcave politike të vendit. Por tejet të rënda janë motivet e asgjësimit të tij. Kjo u bë vetëm për të kaluar në gijotinë administratën që e konsideron armike pse bëri çdo gjë për integrimin e zhvillimin e vendit. Qytetarë e qytetarë, këta s’njohin Kushtetutë, ligje, as dhe besë. Në këmbë! Ky është vetëm fillimi”, akuzoi Berisha
Shkrimi u publikua sot (02.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com