Berisha: Edi Rama po hetohet nga FBI në rastin e ish-agjentit McGonigal

 

Në akuzat kundrejt kryeministrit Edi Rama, Sali Berisha deklaroi sot se kreu i qeverisë ka qenë dhe është nën hetim ndërkombëtar. Pa qenë i qartë se për çfarë çështje është në hetim kreu i qeverisë, Berisha tha se në një email të Mec Gonigal, i cili po hetohet nga FBI, është gjetur një komunikim me Edi Ramën.

Gjykatësi vendos të mblidhet, regjistrime, dokumente materiale të lidhura sa më poshtë: -çdo regjistrim për çështjen Charles McGonigal, që hetohej intensivisht nga FBI, ish-anëtar i komisionit Myler, si prokuror i pavarur për të hetuar lidhjet e Donald Tramp me rusët. 

Ky McGonigal ishte në ekipin e Myler, por hetohet vetë për lidhjet me rusët. Gjykatësi urdhëron çdo regjistrim dhe material në posedim, që dokumentojnë çdo komunikim personal, përfshi, por jo të kufizuar, tekstet e mesazheve celulare, emailet elektronike, mesazhet zanore, letra, shënime, midis Charles McGonigal për çështjet që vijojnë, përfshi kryeministrin Edi Rama.

Çdo udhëtim i kryer nga McGonigal në Shqipëri, çdo pagesë, dhuratë, të dhëna atij nga Dorian Duçka, këshilltari famoz i Edi Ramës. Pra, nuk përmendet në Kosovë a Mal të Zi kryeministri, vetëm në Shqipëri përmendet kryeministri. Në emailin zyrtar të McGonigal gjendet një email privat i Edi Ramës. 

Edi Rama i kërkonte mikut të tij, McGonigal t’i gjente një kompani për një problem antikorrupsioni. Por FBI e ndalon kategorikisht këtë gjë. McGonigal ndërkohë, erdhi në Shqipëri, regjistroi kompaninë e tij të biznesit, pra më thoni ju mua, a është ky mandati i gjykatësit?

Por ka edhe çështje të tjera. Ajo me kartelin Sinaloa.  E patë foton duke dalë trojka nga zyra e Edi Ramës?  Dje e kishte Washington Examiner këtë problem. A e keni parë se del i çekuilibruar shpesh para jush?'- tha Berisha


Lajmi kryesor:

Lobimi rus në PD, Berisha: Auditi të fillojë shpejt punën, veprim personal i Bashës! Sulmet kibernetike janë bërë nga hakera iranianë, rusë dhe serbë


M.Q./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?