Rikthimin e dosjes së lobimit rus të PD-së pas publikimit nga informacione nga raporte sekrete amerikane se PD është financuar në 2017 me rreth 500 mijë dollarë nga Rusia, Sali Berisha po vijon që ta përdorë si ‘armë’ për të sulmuar Lulzim Bashën.
Në konferencën e zakonshme për mediat, këtë të premte (23 shtator), Sali Berisha, bëri thirrje që komisioni auditit, i ngritur po nga Rithemelimi, të fillojë shpejt punën dhe të bëjë transparencë për akuzat se PD është financuar nga Rusia në 2017. Berisha akuzoi drejtpërdrejt si përgjegjës Lulzim Bashën dhe se do të bëjnë të pamundurën për atë që hetim që mund të bëjnë.
'Ajo që kam unë, dëshmi dhe dokument, nga hetimi i prokurorisë dhe dëshmitë që kanë dhënë Arben Ristani dhe Ilir Dervishi, del se asnjë qindarkë nuk ka hyrë dhe ka dalë në arkën e PD. Në këtë kontekst, unë e quaj veprim të papërgjegjshëm personal të Lulzim Bashës.'- u shpreh Berisha.
Në nisje të fjalës së tij Sali Berisha, u ndal tek sulmet kibernetike, për të cilat tha se sipas disa burimeve shumë serioze nga nuk janë kryer vetëm nga Irani. Pa dhënë shumë detaje për burimet e tij serioze, Sali Berisha tha se sulmi ka ardhur edhe nga hakerat rusë, serbë por edhe nga vetë qeveria. Shumë e sigurt tha Berisha, është sipas tij edhe fakti se sulmet kibernetike në Kosovë janë bërë nga sistemet e Shqipërisë. Duke u ndalur tek sulmet ndaj sistemit TIMS, Berisha akuzoi qeverisë se e ka kryer vetë sulmin, për të shkatërruar provat e lidhjes së Edi Ramës e qeverisë së tij me krimin.
‘Në një akt të paprecedent, të revanshit të krimit në këtë vend dhe këtë shtet, qeveria ka shkatërruar të gjitha sistemet e policisë. TIMS-in, databazën e policisë shkencore, e cila përmban çdo gjë rreth kriminelëve dhe grupeve kriminale, ka shkatërruar MEMEX-in dhe faktikisht kemi të bëjmë me një asgjësim total të punës afro 30-vjeçare të Policisë së Shtetit shqiptar. Shkatërrimi i këtyre sistemeve nuk ka asnjë lidhje me sulmet e e-Albania. Shkatërrimi i këtyre sistemeve është bërë me qëllimin e vetëm për të zhdukur provat që ekzistojnë mbi lidhjet e tmerrshme të krimit, për Edi Ramën, Taulant Ballën, Damian Gjiknurin, Erion Veliajn dhe qeveritarë të tjerë. Duke asgjësuar të dhënat e këtyre sistemeve, janë asgjësuar provat materiale të pakontestueshme të këtyre lidhjeve.’- u shpreh Berisha.
Sali Berisha deklaroi sot se kreu i qeverisë ka qenë dhe është nën hetim ndërkombëtar. Pa qenë i qartë se për çfarë çështje është në hetim, kreu i qeverisë, Sali Berisha tha se, në një email të McGonigal, i cili po hetohet nga FBI, është gjetur një komunikim me Edi Ramën.
Berisha u pyet edhe në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, gjatë kohës kur ai ishte kryeministër. Duke e cilësuar organin e prokurorisë si organizatë të PS-së, Berisha, u shpreh se prokuroria duhet të marrë në hetim Taulant Ballën, për padi të rreme. Sipas Berishës ai ka firmosur duke pasur ligjet para.
Sali Berisha është pyetur në konferencën e sotme për mediat, lidhur me protestat e paralajmëruara nga opozita për këtë vjeshtë.
Berisha nuk dha një përgjigje të qartë, por theksoi se: ‘Sali Berisha dhe PD do bëjë gjithçka që kjo vjeshtë të jetë vjeshtë grevash, protestash, revoltash paqësore, mosbindje civile. Ky është kushti më themelor për të kthyer vendin në normalitet. PD është e gatshme. Pakënaqësia dhe revolta është shumë e lartë. Pritshmëria e tyre është shumë e madhe.’- tha Berisha.
Sali Berisha në një konferencë për shtyp është pyetur nga gazetarët në lidhje me hetimet e SPAK për privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani. Berisha tha se Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, të shqyrtojë të gjitha vendimet e marra nga ai që nga 1991 deri më sot.
‘E ftoj SKAP-in e partisë që të shqyrtojë çdo vendim të Sali Berishës nga viti 1991 deri gjer më sot. Ju garantoj se në çdo vendim do gjejnë vetëm ligjin. Ata që pretendojnë se SKAP-it po i bëhet presion nga të dyja anët, SKAP-it nuk po i bëhet asnjë presion nga PD. Përkundrazi, PD ka kontribuar shumë me dokumente, fakte, dhe do i paraqesë publikisht. SKAP-i është shndërruar dhe është krijuar si një organizatë, repart i PS-së.
I thonë se ky dekret dëshmon se trojet e rikthyera disa familjeve tiranase janë shpronësuar me këtë dekret. Çfarë tregon dekreti? Ka emrat e shtatë familjeve, asnjëra nuk i përket kompleksit të klubit Partizani. Çdo prokurori serioze në botë, merr vetëm një vendim: hap çështje penale ndaj atij që bën padi të rreme. Këtë e parashikon Kodi Penal dhe Procedura Penale e çdo vendi.
SKAP-i i partisë, në vend që të marrë në hetim, Taulant Sharrën, SKAP-i bën sikur nuk disponon këtë falsitet madhor. Ky nuk është presion, ky është një turp. Sa herë të më thërrasin, unë nuk njoh asnjë formë parashkrimi..Unë nuk kam firmosur fap e fap, unë kam firmosur duke pasur ligjet dhe Kushtetutën përpara.’- u shpreh Berisha.
Shkarkimit të Nanos, Berisha iu rikthye edhe njëherë duke shtuar përpos akuzave të përhershme të ministrit Çuçi dhe Olsi Ramës, kësaj radhe tha se arsyeja kryesore e largimit të Nanos ishte një problem me zv. Kryeministren Balluku. Berisha nuk u ndal në detaje, madje as nuk e sqaroi këtë deklaratë të tijën.
Largimi i Nanos mund t’iu them ju në 30 vite është një ndër aktet më mafioze sepse, Gledis Nano ishte një polic, një Komisar i gjeneratës së re emri i të cilit nuk figuronte në 180 narkokomisarë. S’kam patur asnjë iluzion se Nano do ishte njeri i suksesit, por s’kisha informacion për lidhjet e tij me grupet kriminale. Mungesa e këtyre lidhjeve ishte diçka pozitive, në vlerësimin tim, pra ndihej më i lirë për të përmbushur detyrat. Ai u përball me këto probleme, u përball me ministrin, i cili donte me çdo kusht këshilltarin të shkarkuar për lidhje me drogën, një famoz Aranit Arapi, ai nuk i hapi rrugën atij. Së dyti, doli, jahti me vela plot drogë, ju e keni parasysh reagimin e Çuçin. Ky pati edhe çështjen e Call Centerave, se doli emri i Olsi Ramës. Është një hetim gjerman, se qytetarët janë mashtruar në shumë vende. Por së fundmi, del që përveç këtyre që thamë, mundet dhe ca probleme të zonjës Balluku. Dhe bëjnë që ai të largohet si agjent i imperializmit amerikan.- tha Berisha.
Para një jave, në konferencën e përhershme me gazetarët Berisha u bind se financimet ruse ishin në PD në kohën e Lulzim Bashës dhe se si kishte rënë pre e një gënjeshtre të madhe të skenuar nga ish kreu i PD. E ndërsa sot, sigurohet që këtë skenim ta ketë berë edhe kryeministri Rama, i cili sipas tij ka qenë në dijeni të çfarëdolloj lëvizjeje të Bashës dhe se ka bërë çdo përpjekje për ta shpëtuar.
‘Ai e dinte që paratë ruse ishin të Lulzim Bashës. Ai ka pasur një status ku thoshte se ai ka patur thellë xhepat me paratë ruse. Po nëse e dije si ndërhyre në gjykatë për ta mbajtur të pafajshëm. Nga kush e mori urdhrin ky? Unë se besoja, se unë ua thashë dhe më para, nga i mori ky paratë rusë. Kur kuptova që më kishte thënë një variant tjetër, unë kam deklaruar se paratë janë ruse. Kurse ky e paska ditur, ka bërë çdo përpjekje për ta shpëtuar nga dështimi që meritonte. A keni lexuar se çfarë qëndrimesh mbajnë prokurorët. Unë mendova se këta kanë thirrur nga diaspora, po s’pati hetim se s’të linte Rama. Pra a janë këto dëshmi të lidhura, direkte apo jo direkte por janë dëshmi të pistës rusë të Edi Ramës dhe Lul Bashës. Edhe sot do i them Bashës, mos mendo se do mbyllet ky problem, do dalësh të sqarosh. Se tani që ka një raport me të dhëna konkrete se mbron dot Edi Rama. Nga e gjeti Binjatën ky, një kompani offshore, me origjinë ruse. Pra, këtu ka një rebus, që nëse Lulzim Basha ka një kutinciencë minimale, se ka qenë në politikë. Se dhe ata e gënjejnë, i tha Yuri Kim do dalë do përgënjeshtrojë, po s’ndodhi.’- tha Berisha.
Në akuzat kundrejt kryeministrit Edi Rama, Sali Berisha deklaroi sot se kreu i qeverisë ka qenë dhe është nën hetim ndërkombëtar. Pa qenë i qartë se për çfarë çështje është në hetim kreu i qeverisë, Berisha tha se në një email të Mec Gonigal, i cili po hetohet nga FBI, është gjetur një komunikim me Edi Ramën.
Gjykatësi vendos të mblidhet, regjistrime, dokumente materiale të lidhura sa më poshtë: -çdo regjistrim për çështjen Charles McGonigal, që hetohej intensivisht nga FBI, ish-anëtar i komisionit Myler, si prokuror i pavarur për të hetuar lidhjet e Donald Tramp me rusët.
Ky McGonigal ishte në ekipin e Myler, por hetohet vetë për lidhjet me rusët. Gjykatësi urdhëron çdo regjistrim dhe material në posedim, që dokumentojnë çdo komunikim personal, përfshi, por jo të kufizuar, tekstet e mesazheve celulare, emailet elektronike, mesazhet zanore, letra, shënime, midis Charles McGonigal për çështjet që vijojnë, përfshi kryeministrin Edi Rama.
Çdo udhëtim i kryer nga McGonigal në Shqipëri, çdo pagesë, dhuratë, të dhëna atij nga Dorian Duçka, këshilltari famoz i Edi Ramës. Pra, nuk përmendet në Kosovë a Mal të Zi kryeministri, vetëm në Shqipëri përmendet kryeministri. Në emailin zyrtar të McGonigal gjendet një email privat i Edi Ramës.
Edi Rama i kërkonte mikut të tij, McGonigal t’i gjente një kompani për një problem antikorrupsioni. Por FBI e ndalon kategorikisht këtë gjë. McGonigal ndërkohë, erdhi në Shqipëri, regjistroi kompaninë e tij të biznesit, pra më thoni ju mua, a është ky mandati i gjykatësit?
Por ka edhe çështje të tjera. Ajo me kartelin Sinaloa. E patë foton duke dalë trojka nga zyra e Edi Ramës? Dje e kishte Washington Examiner këtë problem. A e keni parë se del i çekuilibruar shpesh para jush?'- tha Berisha
Sali Berisha e ka treguar edhe kësaj herë se një apo disa burime, edhe pse jo me fakte konkrete i dëshmojnë të dhëna për ngjarjet më të rëndësishme në vend. Duke folur për sulmin kibernetik në Shqipëri, Berisha nga burime shumë serioze, tha se sulmi vjen nga hakerat iranianë, vetë qeveria, rusët dhe serbët. Se cilat burime ja vërtetojnë Berishës për sulmin kibernetik ish kryeministri nuk preferoi të ndalej, thjesht siguroi se janë shumë serioze.
‘Asnjë urdhër nuk mund të zbatohet më bazuar në dokumentim shkencor të personit. E sigurt është që ky është një bashkëpunim qeveritoaropoliceske, operacion i paprecedentë përveçse me shtetin e mafies në Shqipëri.
Në operacionin e shkatërrimit të infrastrukturës digjitale janë hakera iraninë, janë hakera të qeverisë, rusë dhe serbë. Kjo është një e vërtetë e konfirmuar për opozitën nga burime shumë serioze. E them këtë për t’iu thënë të vërtetën shqiptarëve të cilët ua fsheh Edi Rama dhe klika e tij. Shqiptarët janë dëshmitarë se hakërimi masiv i të dhënave të tyre personale filloi me dorëzimin e tyre nga patronazhistët, vazhdoi me targat, letërnjoftimet. Prat ë gjtiha këto janë pa diskutim, se unë s'besoj se u dha Irani të dhënat patronazhistëve. Ajatullah ka interesa të tjera, po ua dha Edi Rama me grupin e tij.’- tha Berisha.
Sali Berisha ka deklaruar se sulmi kibernetik në Kosovë, ka ndodhur nga sistemet e Shqipërisë.
‘Kosova është sulmuar nga sistemet e Shqipërisë, Mali i Zi dhe Maqedonia, nuk kam të dhëna se këta të dyja janë sulmuar nga Shqipëria por për Kosovën e sigurtë. Një penetrim i plotë i hakerave serbë ose ruse, sepse dihet që problemet më madhore me Kosovën e i kanë ato. Sibermbrotja e Kosovës kanë deklaruar në mënyrë të sigurt se sulmet janë nga Rajoni. Mirëpo Edi Rama do t’i mbyllë me Ajteullah. Aleatët duhet të dinë të vërtetën se sistemi TIMS, që ka çdo gjë të botës së nëndheshme nuk ka asnjë lidhje me portalet por ka lidhje me ndërhyrje të hakervë të qeverisë që do të zhduke lidhjete saj me krimin. Edi Rama ka qenë dhe është në hetim ndërkombëtar.’- u shpreh Berisha.
E gjeti ky qe ska pas asi server nkoh tvet
PërgjigjuEshte vertet per te ardhur keq ky saliu se i ka leshu fare pz
PërgjigjuNje nongrada si ty smund te flase per leto tema se nuk del dot as nga shqiperia
PërgjigjuI ka leshu pllimat fare kujton se eshte prp ne qeveri ai dhe i kujtohet kur sulmonte kosoven dhe ndimonte serbin
PërgjigjuKy plaku i pjerdhur non grata, ka burime te sigurta nga Çim Peka & Mul Noka= Fari Balliu.
Përgjigjuky saliu qe ben si i pafajshem ka marre me shum leke se luli
Përgjigjupo pse vetem basha e ka fajin dhe ti ke marr lek nga ata o sali
Përgjigjuasilloj gjeje te sakte nuk thua ti vetem nxjerr pisllliqe prej goje
Përgjigjuktij i ka ngel te leket e rusit edhe te sulmet e iranit se cpune ka ky rrota rakut
PërgjigjuNdaj thrret njerz protest ti o sali se i knoqe protestusit duke i dhen leket qe ke marr nga ruset e tani rri i hedh fajet rames
PërgjigjuKy eshte loqe vetem konflikte do , po cpune ka shqiperia me sulmu kosoven m a eshte ne metro ky ejjj
PërgjigjuKe fillu rolin e “analistit” kto kohe o sali non grata e
Përgjigjudo tna besh ne per budallenj sikur se dime qe ti e ke pas mire me rusin edhe i ke marr ato lek edhe ke ble tanka
Përgjigjuky perfundimisht ka rreshkit nga mendorja cop ****
Përgjigjuna ka ca **** ky berisha gërr vërr gjithanej
PërgjigjuPo ti nuk e di ku jane leket mor pusht? Sa i sigurte je sepse ti ishe ai qe solle lylin ne vendin tend dhe i more jeten nje figure si olldashi sepse ai ishte kundra teje
PërgjigjuNese do jepej nje cmim per mashtruesin nr 1 te vendit ti do e fitoje me siguri
Përgjigju???????????? cfare komediani ????????
PërgjigjuKur do e mbyllesh ate hale..mos u ngopsh kurre me m...
Fiks po ben komedi me cmimin e bukes qe i fut zorres tate... me cmimin e vajit qe i fut zorres tate... me cmimin e energjise naftes celularit e cdo produkti... po ben komedi me pagen e tgjithve me keto po ben komedi... por nese zorra te punon truri ka kohe qe eshte ne pushime te robt...