Berisha: Edi Rama më parë vret 
veten sesa lë karrigen e pushtetit

Berisha: Edi Rama më parë vret <br />veten sesa lë karrigen e pushtetit
Ish-kryeministri Sali Berisha iu bashkua çadrës së protestuesve të opozitës në Bulevard pas disa ditësh mungesë.
 
Në fjalimin përpara protestuesve, Berisha hodhi sërish akuza e kërcënime në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Madje, Berisha shkoi edhe më tej kur tha se "Edi Rama më parë vret veten sesa ikën nga pushteti".
 
"Edi Rama nuk ikën.
 
Edi Rama më parë vret veten sesa ikën. Tentativa të cilën ai e ka pasur jo njëherë gjatë jetës së tij, por këto janë problemet e tij. Ai nuk e dëgjon zërin tonë, por ne do ta bëjmë që ta dëgjojë.
 
Uroj t'i vijë mendja dhe të pranojë zgjidhjen e ofruar. Asgjë tjetër veçse votën e lirë. Vota e lirë për ne, për ju që jeni këtu, për shqiptarët, opozitën, është më e shtrenjtë se çdo tjetër. Është kushti i të gjitha kushteve për Shqipërinë Europiane.
 
Askush më shumë se ne nuk do stabilitetin, por kemi bindjen e thellë se pa votë të lirë nuk ka stabilitet. Rama shpërndan si armiq shqiptarët nëpër Europë, në Gjermani, në Francë si azilkërkues. Shqiptarët po shëtisin si hebrenjtë në shkretëtirë se ka këtu një kryekriminel që mendon vetëm për pushtetin e tij.
 
Ia njoh psikologjinë. E gënjen mendja se mund të na rrëmbejë votën, lirinë, se do mund të vazhdojë pushtetin mbi votën tonë të shtypur. I them këtu se do ta paguash aq shtrenjtë, por atëherë do të jetë tepër vonë se do i kesh rënë vetes në të dy tëmthat.
 
Beteja jonë është betejë e shenjtë, për më të çmuarën që ka një komb, për zemrën e lirisë"
, tha Berisha.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Te Nazua' kafeneja e vogël e Progës, nën kërcënimet e gjobëvënësve

VIDEO/ 'Te Nazua' kafeneja e vogël e Progës, nën kërcënimet e gjobëvënësve