Ish-kryeministri Berisha ka komentuar në rrjetin social “Facebook” rastet e fundit të përmendura në mediat e huaja për drogën e ardhur nga Shqipëria.
 
“Drogë, drogë dhe vetëm droge. Ediskobari shndërron Shqipërinë në Kolumbinë e Europës!
 
Të dashur miq, nga Europa kronika për Shqipërinë çdo ditë drogë dhe vetëm drogë. Mediat gjermane njoftojnë këto dite se nga 30 tetori 2013 e këtej, vetëm në Bavari janë kapur 5.6 ton drogë nga Shqipëria.
 
Mediat italiane njoftuan sot se 1 ton drogë nga Shqipëria u kap në Itali, 520 kg u kapën tre ditë më parë në Bolzano në një kamion me destinacion Hollandën. Me Greqinë, tre muajt e fundit, të dhënat zyrtare dëshmojnë se është 8-fishuar sasia e drogës së trafikuar nga Shqipëria!! Ka vetëm një zgjidhje: IK Edvin Droga!! IK!! IK!! IK!!”- shkruan Berisha në rrjetin social “Facebook”

Redaksia Online
(a.h/shqipraja.com)