Berisha: "Emili" i partisë telefonoi 
'Gjushin', mori tenderin e pastrimit

Berisha: 'Gjushin', mori tenderin e pastrimit">
Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për situatën e rendit në vend dhe për dhunën e policisë në disa raste ndaj qytetarëve. Nga Kuvendi, Berisha tha se kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka lidhje me Emiljano Shullazin. Berisha foli për një tender pastrimi në qytetin e Durrësit ku sipas tij e ka marrë Emiljano Shullazi.

Krimi dhe dhuna janë në top listë, çështjet e sigurisë të një individi. Çështja e sigurisë së çdo vendi është ccështja e parë. Është diskutuar në Parlament për lidhjet e qeverisë me krimin, kemi paraqitur fakte e do vazhdojmë të paraqesim. Në 18 muaj opozita ka denoncuar në Parlament lidhjet vllazërore me Emilin e partisë. Ai bën ligjin në pjesën dërrmuese në Tiranë. Do t’iu jap një document të lidhjeve të Edi Ramës me Emilin e Partisë. Në 15.2.2014 gjyakata e Shkallës së Parë shpall të pafajshëm Emilin e partisë, me ndërhyrjen e  partisë, kjo është vetëm gjysma. Në kohën kur Xhemal Zela var veten për 35 dollarë euro, Emili i partisë merr kompesim për burgun e padrejtë. Ministri i Financave i paditur nga Emili i partisë dërgon përfaqësuesin e vet. Gjykata vendos siç thotë Edvini. Nuk është e lehtë të thuash që Edvini  e morri në telefon Gjykatësin, por e them unë. Ministria që është e detyryar me ligj ta apelojë, nuk e bëri. Të paktën Emili nuk ka marrë mandat, po rrin skutave ku të gjobis ky të vrasë, Sajmiri dhe Rama rrinë me kollare. Atij ia dhanë 5 milion lekë dhe Partia Siciliste ka rrefuzuar të apelojë vendimin e padrejtë. I ka lënë 5 mln lekë Emilit të partisë. Për ju që keni minimumin e përgjegjësisë çfarë do të thotë kjo. Një njeri i ndershëm për 35 dollarë u la në qeli. Para pak kohësh Gjushit të Partisë i bie telefoni me 5 të tjerë në tavolinë. “Kush je i thotë Gjushi” Jam Emili”. Gjushi ia mbyll telefonin të jem i drejtë. Këtë e kanë thënë të brendshëm. Pas tre minutash e merr ne telef Saimir Tahiri. Pas kësaj bisede ai ka marrë tenderin e pastrimit të Durrësit. Vendin po e çoni në një katastrofë të pamerituar, shqiptarët krimin nuk e meritojnë. 


Berisha foli dhe për aksioni  e energjisë, ku sipas tij janë mbushur burgjet me njerëz të pafajshëm. Ai i kërkoi dhe Bankës Botërore të rishikojë projektet në Shqipëri.  "Keni mbushur burxhet me 38 mijë vet. Tani i kënaqet shpirtëri nipit të Spiro Kolekës", theksoi Berisha


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Rama i kthehet punës pas operacionit, mbledh kryebashkiakët në 10:00 në Kryeministri

Rama i kthehet punës pas operacionit, mbledh kryebashkiakët në 10:00 në Kryeministri