Përforcimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha në “luftën” kundër kreut të PD Lulzim Basha pasi ky i fundit e përjashtoi nga partia, i është shtuar dhe familja. Jamarbër Malltezi dhëndri i ish-kryeministrit, ka hedhur akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha. Në emisionin “Të Paekspozuarit” Malltezi tha se Basha është një peng i ambasadores Yuri Kim, pasi sipas tij, kjo e fundit e ka detyruar të marrë vendimin për përjashtimin e Berishës.
“Përjashtimi i Berishës i ngacmoi shumë demokratët. Është e vërtetë që kryetari e ka shkelur disa herë statutin. Ka patur në mënyrë të vazhdueshme vërejtje për shkeljet e statutit. Shenjat ihsin të qarta, nuk kishim të bënim me një demokraci. Duhet të kishin reaguar më shumë demokratët. Fjalimi i Bashës ishte i pritshëm, pasi ishin dhënë disa shenja hileqare.
Të vijë ambasadorja, të të përdhunojë në selinë tënde, dhe ti të mos dalësh. kjo do të thotë se ti je i kapur peng në diçka. Ose je i kapur peng për korrupsion, ose të kanë kapur në pazare me Edi Ramën, a ku të ka kapur peng nuk e di, por ti je një peng. Por të të përdhunojë në zyrën tënde dhe ti të mos dalësh të thuash një fjalë, kjo është një shenjë. Shenjë tjetër ishte krijimi i Kryesisë së PD-së me njerëz që nuk janë anëtarë të PD-së”, tha Malltezi.
Mbledhja e 1500 firmave e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar duket se janë dhe 'shpëtimi' i Berishës për të nisur një referendum me të cilin shpreson të anulojë përjashtimin e tij, por edhe për të larguar Bashën nga drejtimi i PD, megjithatë do të jenë demokratët që do të thonë fjalën e fundit për fatin e tij në parti. Me një mesazh të vetëm nga zyra e tij, pas heshtjes së gjatë. Bahsa bëri publik vendimin për përjashtimin e liderit të PD nga partia, pas ultimatumit të SHBA e cila e ka shpallur "Non Grata" ish kryeministrin.
Po ik o malltezi. .shko E ruaj argiten se po shkon e shkepet tek lul basha....
Përgjigju