“Berisha Family”: Faleminderit Angela, që më në fund e njohe kush është Rama i vërtetë

“Berisha Family”: Faleminderit Angela, që më në fund e njohe kush është Rama i vërtetë

Kryeministri Rama dhe Kancelarja Merkel

Kancelarja Angela Merkel deklaroi një ditë më parë se, nuk mund të premtonte që këtë vit negociatat për Shqipërinë do të hapen. Por, sipas saj, kjo gjë do të ndodhë shumë shpejt.

Natyrisht, ngecja në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë ka ndikuar për keq, ashtu si dhe beteja politike në vend.

Portali familjar i Berishës ndërkohë, ka kaluar në ekstazë dhe falenderon Angela Merkelin për lajmin që dha dhe që më në fund, ajo ka arritur të njohë Edi Ramën.

“Pas zgjedhjeve lokale moniste që Edi Rama zhvilloi dhe “fitoi” me arrogancë, një nga kushtet kryesore për përparimin e Shqipërisë në axhendën e përparimit drejt anëtarësimit në BE, u bë Reforma Zgjedhore. Ajo duhej vetëm me konsensus dhe gjithëpërfshirëse.

Por kishte ardhur koha që kancelarja Merkel të kuptonte përfundimisht, se pas “kryeministrit ndryshe të Shqipërisë” që vishej me atlete në takime zyrtare dhe batutaxhiut, në fakt fshihej një turkoshak trial, i cili shkelte hapur rregullat bazë të demokracisë dhe kishte ngritur në sistem korrupsionin dhe legalizimin e krimit të organizuar.

Lobimi, pi-ari dhe bojatisjet propagandistike, të cilat i kishin ecur deri atëherë më Komisionin Europian të Hahn dhe politikën e jashtme të Mogerinit në BE, nuk funksiononin më me Bundestagun gjerman.

Përveç kushteve të bazë të BE, ky i fundit përpiloi edhe plot 15 të vetat që Shqipëria të hapte realisht negociatat dhe të niste bisedimet ndër-qeveritare me vendet anëtare të BE-së.

Biseda e fundit e Edi Ramës me kancelaren Merkel ka qenë ajo e 12 tetorit të këtij viti në mënyrë virtuale, pasi përpara saj Rama bëri një vizitë 2 ditore në Berlin por u injorua hapur nga Merkel dhe të gjithë zyrtarët e lartë aty.

Madje as në telefon nuk pranoi që t’i dilte, pavarësisht nga ndërhyrjet dhe lobimet e shumta që bëri.

Kjo ishte shuplaka më e fortë dhe një paralajmërim i qartë për një politikan që jo vetëm nuk mbante premtimet, por përkundrazi ecte me paramendim në një axhendë të kundërt me atë që kishin shtruar kushtet.

Kulmi u arrit kur Edi Rama me arrogancë shkeli marrëveshjen e “Këshillit Politik” për Reformën Zgjedhore, ndryshoi Kushtetutën pa konsensus dhe bëri një Kod Elektoral sipas hesapeve të veta për një ‘mandat të tretë’.

Nga ana tjetër gjermanët kuptuan se prapa sabotimit të ngritjes së Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, qëndronte pikërisht synimi i Ramës për t’i kapur ato.

Ndaj ditën e djeshme pasi dha lajmin e mirë për Maqedoninë e Veriut, ajo ftohtë dhe në vetëm një fjali (Me gjithë përparimet, nuk mund të premtoj se do të ndodhë që këtë vit) ndëshkoi mashtrimet dhe instalimin e regjimit klepto-kriminal e anti-europian të Edi Ramës, me shtyrjen kushedi edhe për sa kohë, të ëndrrës evropiane, me të cilën shqiptarët mbushën sheshet dhe rrugët kur rrëzuan njëherë diktaturën!

‘Faleminderit Angela’ që e njohe Edi Ramën e vërtetë”, shkruan portali i familjes Berisha, që nuk arrin dot ta fshehë gëzimin për bllokimin e negociatave.

Bllokim, për të cilin PD ka vite që lobon në Bundestagun gjerman.

Ndaj dhe kanë të drejtë të gëzojnë, se të paktën po e marrin një fitore ndaj Ramës./ TemA

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Res: 03/12/2020 01:00

    Mos harro tradhtar do knaqet edhe populli tradhtar me ty

    Përgjigju
  • Emigranti: 02/12/2020 10:24

    Ne fakt mesazhi do te thote nje tjeter gje, derisa ju nuk keni burgosur Saliun,Ilirin dhe gjykatesit e korruptuar,nuk ekzistoni si komb,jeni nje popull i mbaruar dhe meritoni te jetoni ne nje planet tjeter,ne planetin e plerave.

    Përgjigju
  • Shefqet: 02/12/2020 08:58

    Mire po cfare ka bere keta qeveritare per ne emigrantet se nuke Hapen negociatet dhe per bashkimet e viteve te Punes.Kure flitet per te votuar keta duan qe ne ti japim voten .

    Përgjigju
  • AltinTop: 02/12/2020 02:10

    Ore pa u fut ne burg politikane qe kane vjedhe kete popull 30 vite nuk hapet negociata. Na e kane thene sa here dukemi ne zyrat e BE. po kto bejne sikur skuptojme.

    Përgjigju
  • Meni: 01/12/2020 18:08

    Shum mir mendon PD. Prandaj dhe z. Lulzim ka nevoj të vetë korigjohet dhe katër vjet të tjera në opozit.

    Përgjigju
  • meri: 01/12/2020 17:42

    BE nuk ka nevoje per politkan Mafjoz e sherraxhinje,qe punojne kunder popullit te vet.Shqiperia ka per t'u bashkuar BE,kur te pastrohet nga kjo klase politike e degraduar.Detyra per te pastruar kete klase politike ,qe punon kunder interesit ton ,na takon ne.Keta Mafjoz gezohen sepse,po i'u shtohen ditet e mos dhenjes llogari per krimet qe na kan ber.

    Përgjigju
  • Cubi: 01/12/2020 17:31

    Akoma gjall ky kriminel I lindur. Ky monster qe ska len gje pa I ber ketij vendi. Ka goj e flet kjo kufom qe kundermon dynjan.

    Përgjigju
  • Arbëri: 01/12/2020 16:52

    PD me salen e lulin janë të gjithë me udb e serbi-rusis...!

    Përgjigju
  • TAQI RAQI: 01/12/2020 16:30

    Krimineli bastard salmut njeriu më pis në historin e kombit Shqiptar gëzohet që sju hapën negocjatat Shqipris. Shikoni o Shqiptar se çfar bastardësh jan si familje kta malokë berkaka. Se Edi Ramës ju bë von dhe Edi si kto flliqsira e ka siguruar jetën për 7 breza me vjedhjet e tij. Po kta qelbësira familja bershurra pse gëzohen se Ed palla fiton prap zgjedhjet se Shqiptarët s' kan kujt ja japin votën prandaj fiton Ed palla. Se është më e keqja e vogël.

    Përgjigju
  • LORA: 01/12/2020 16:06

    "Do te ndodhe shpejt"-thote Kancelarja Merkel. Kur te ndodhe ( per mua,besoj para 25 prillit),,,hordhite e antishqiptarizmit te perbetuar do te nisin t'a mallkojne Gjermanine qe eshte ne krah te Popullit Shqiptar.

    Përgjigju
  • SALIU: 01/12/2020 15:53

    SALI PORDHA DHE LIRI SHURRA NJERZIT ME TE FELLIQUR NE SHQIPERI KRIMINELA HAJDUTER DHE GJAK PRISHUR MBASI BEJN MARTESA BRENDA FISIT

    Përgjigju
  • sifi: 01/12/2020 15:19

    Kasapi i Shqiowrise gezohet qe Shquperise nuk i hapen negociatat.Po ti mer kriminel me Lylin tand keni lobu tek CDU qe te pengoj hapjen.Per zgjedhje do shohesh se cdo te japin ty dhe Likes shqiptaret

    Përgjigju
  • jetmiri: 01/12/2020 15:10

    bllokimi i negociatave vjen si rrjedhoje e sjelljes se qeverise. tendences qe ajo ka per te luftuar krimin korrupsionin, qasjen ndaj medias, drejtesine e pavarur etj etj. seshte lajm a u gezua apo su gezua berisha, lajm eshte qe pse e gezoi berishen edi rama duke u sjelle njesoj si ai. diktator, diletant, delirant dhe fshatar fiks si paraardhesi. ndaj ju media e lire beni lajme pse edi ngeci prap. berisha qe ne 2013 nuk perben me lajm

    Përgjigju
  • Salehu: 01/12/2020 15:08

    Do te dimerojme rehat edhe kete dimer ne Gjirin e Lalezit. Me Ilir Floririn do te hame ngjala qe do ti skuq Monika e do te pijme raki skrapari. Monika ndoshta do te fergoi edhe veshet e Edit...

    Përgjigju
  • Kacidhe: 01/12/2020 15:01

    Berisha Family portal sh..rdh.tash dhe jashtqitjesh

    Përgjigju
    • Shqipe: 02/12/2020 16:31

      Sa per popull Na fan mun ti o pafk po ti me ke je me ate psikopatin qe esht me keq se enveri po si duket dhe ti klysh enveri qenke

    • Sic je dhe vete o debil: 01/12/2020 16:37

      Ca eshte ky koment idjot, e me idjote ata qe publikojne kete koment. I shkreti ti qe meresh me berishen akoma, berisha ka 50 vjet qe mbreteron qe ne kohen e xhaxhit doktor ne france etj etj, ju te shkrete e barkthare per buke nuk kerkoni te drejtat tuaja po vazhdoni mereni me berishen. O te shkretet ju sa ju perdorin e fshijne menderene me kete popull idjot.

  • Gentos: 01/12/2020 14:58

    Nuk e di pse gezohen PDLSI kurse edhe ata jane fajtor per kete gjendje. Shqiperia ka nevoj per bashkim, bashkim per te ardhmen!

    Përgjigju
    • artur velaj: 02/12/2020 05:54

      shqiperia ka nevoje per arrestime te bujshme dhe del ne shesh kush falenderon angela Merkelin

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Barazimi me Everton, Guardiola: Pësojmë gol në goditjen e parë në portë

Barazimi me Everton, Guardiola: Pësojmë gol në goditjen e parë në portë