Cildo njeri, shqiptar apo i huaj, qe kritikon apo baltos Shqipërinë, për Bashën dhe Berishën janë automatikisht zëri i të vërtetës dhe duartrokitet e lavdërohet menjëherë. 

Hollandezët, danezët, racistët. ksenofobët, fashistët, gjermanet, austriaket, rusët, tani edhe Francesco Becchetti. Kushdo flet keq apo punon për të dëmtuar Shqipërinë gjen mbështetjen dhe jehonën e PD-së. Eshtë i tmerrshëm gëzimi i kësaj partie edhe sot, me lajme për ekzekutime gjyqësore (deri tani të pamundura) në dëm të Shqipërisë. Avokatët e Becchettit, specialistë në transformimin e dështimeve profesionale të klientit të tyre në deshperblim miliarder, pretendojnë të mbledhin një dënim prej 100 milion eurosh  të fituar nga një arbitër ndërkombëtar, nepermjet konfiskimeve te pronave te Shtetit shqiptar ne  vendet e Bashkimit Evropian, ndërkohe qe apeli ende nuk ka përfunduar. Siç dihet Shqipëria ka jashtë kufijve të saj vetëm prona diplomatike të ambasadave, të cilat janë të mbrojtura nga konfiskimet pasi të mbuluara me mburojë diplomatike. Atëherë për cilat prona të sekuestruara për llogari të Becchetit aludon e frikësohet Basha e Berisha? Dinë ata të ketë Shqipëria prona jo diplomatike?

Por Basha dhe Berisha tregojne gezim sikur paratë që sipërmarrësi italian përpiqet të mbledhë nuk jane te shtetasve shqiptarë. Gjithe ky entuziazem ka lidhje me faktin qe  kompania “Energji” shpk e Francesco Becchetit (nje nga fituesit deri tani ne arbitrazh) ne vitet e shkuara ka paguar rreth 300 mijë dollarë per  fondacionin e bashkëshortes së ish-kryeministrit, Liri Berisha?

Po ç'pret nga një Parti e përbërë nga njerëz që gëzojnë dhe përdorin edhe kufomat e pandemisë?