Berisha: Fidel Ylli vodhi
miliarda, t'i hiqet mandati

TIRANE- Kryeministri Berisha informoi sot në mëngjes miqtë e tij në facebook se parlamenti voton sot për t'i kërkuar Gjykates Kushtetuese heqjen e mandatit të Fidel Yllit. Duke e quajtur “supermiliarder të kupolës së PS-së” Berisha shkruan se ka nxjerrë perfitime nga pasuria publike duke qenë deputet.

 "Fideli i Partise nuk ka faj! Jo fajin e kanë miliardat që gabimisht kishin mbuluar dhe bëre të palexueshëm për të, nenet e Kushtetutës”- shkruan Berisha.

MESAZHI I PLOTE I BERISHES NE FACEBOOK

Miremengjes te dashur miq!
Nje ambasador qe kishte qene avokat shume i njohur me tha nje here se: Kam patur disa klient miliardere qe kishin vjedhur nga nje miliarde dollare por problemi i tyre me i madh ishte se cdonjeri prej tyre donte te vidhte edhe nje tjeter miliarde.

I tille eshte dhe rasti i supermiliarderit te kupoles se PS, Fidel Ylli, per te cilin Parlamenti voton sot per t'i kerkuar Gjykates Kushtetuese heqjen e mandatit.
Kushtetuta e vendit i ndalon deputetit te nxjerre perfitime nga pasuria publike. Z.Fidel Ylli shume muaj pasi eshte bere deputet i ka shitur motres frekuencen publike te radios qe menaxhonte sikur te ishte prone familjare. Motra qe jetonte me nje rroge modeste, nje mengjes te bukur lumturisht dhe papritmas u gdhi milardere dhe i pagoi vellackos miliarder qindra milione leke per frekuencen publike te radios qe bleu prej tij.
Fideli i Partise nuk ka faj! Jo fajin e kane miliardat qe gabimisht kishin mbuluar dhe bere te palexueshem per te, nenet e Kushtetutes. sb

berisha ne fb per fidelin


Redaksia online

(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Vlerësohet nga Bashkia e Gjirokastrës me titullin ‘Qytetar Nderi’, ambasadori italian Fabrizio Bucci: Është bërë shumë për marrëdhëniet Itali-Shqipëri

Vlerësohet nga Bashkia e Gjirokastrës me titullin ‘Qytetar Nderi’, ambasadori italian Fabrizio Bucci: Është bërë shumë për marrëdhëniet Itali-Shqipëri