Berisha: Fitorja e PD mund të
vijë edhe përpara zgjedhjeve

Berisha: Fitorja e PD mund të<br />vijë edhe përpara zgjedhjeve
TIRANE- Ish-kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka votuar sot për 150 anëtarët e Kuvendit Kombëtar të kësaj force politike. Duke u shprehur se lista e kandidatëve është më përfaqësuesja, Berisha theksoi rëndësinë e ripërtëritjes së PD. Ndërsa iu referua fjalës së kreut të PD Lulzim Basha të mbajtur ditën e djeshme, ku u kërkoi ndjesë demokratëve e qytetarëve për gabimet gjatë qeverisjes së PD, Berisha tha se fitorja për këtë force politike mund të vijë përpara zgjedhjeve.
 
“Mendoj se kryetari shprehu në mënyrën më të sinqertë e më të qartë në fjalën e tij, mendimin e demokratëve shqiptarë të të gjitha prurjeve, të të gjithë spektrit. Gjykoj se ai nuk foli vetëm për vete, por për të gjithë demokratët shqiptarë. fjalimi ishte fjala e përgjegjësisë së madhe të kryetarit të PD, e vendosmërisë së madhe për t’iu paraqitur qytetarëve realitetin, dhe për të udhëhequr demokratët drejt fitores së pashmangshme. Fitorja mund të vijë edhe shumë kohë më parë zgjedhjeve lokale”, u shpreh Berisha.
 
Ish-kryeministri Berisha tha se do të ketë protesta në mbarë vendin, sipas tij për shkak të qeverisjes së PS-LSI, e cila “nuk qeveris, por grabit”.
 
“E rëndësishme është se protesta dhe revolta është në zemrën e çdo demokrati dhe të çdo qytetari shqiptar. Çdo ditë që kjo klike rri në grabitje, se nuk qeveris por grabit, është ditë dënimi për qytetarët shqiptare. Kuvendi Kombëtar i PD ka treguar se mazhoranca ka lëvizur, është postuar”, u shpreh Berisha.
 
Duke u ndalur tek lista e kandidatëve për anëtar të Këshillit Kombëtar të PD, Berisha tha se të gjithë emrat ishin dinjitozë.
 
‘Është kënaqësi e madhe por edhe keqardhje. Kënaqësia ishte se votoja në një liste të shkëlqyer. Keqardhja ishte se më duhet të votoja vetëm 150 dhe jo të gjithë listën që do ta kisha votuar me të dy duart. Jam i sigurtë që këtë vështirësi timen e kanë ndjerë të gjithë ata që kanë votuar si unë, mbasi me të vërtetë ishte një listë me përfaqësuesja, më dinjitozja që mund të përpilohej”, u shpreh Berisha.
Sali Berisha, fjala e plote
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë