Seanca e Kuvendit ka degraduar sot nga fjalori banal i përdorur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
"Këlysh blloku, fundërrina, çakej, budallenj...Mua më dukeni plehra". Ishit fjalët e shqiptuara nga Berisha, nga foltorja e Kuvendit, në adresë të ministrave dhe deputetëve.
Në fyrjet e tij, Berisha përfshiu fillimisht ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, të cilit iu drejtua me fjalë nga më të rëndat, ndërsa më pas i cilësoi të deputetët plehra.
"Këlysh i bllokut, o fundërrinë. Mor fundërrinë që akuzohesh njëherë për "gylenist" e njëherë për...kështu.
Ditmir Bushati nga vendi: Turp të të vijë, turp nuk ke, turp
Berisha: Ai është një fundërrinë. Nëse rrugeçër si puna e këtij këtu, të rritur nga kodoshët, lihet të flasin në këtë mënyrë, kjo është një gjë shumë e rëndë. O budallenj, jam Sali Berisha unë, o çakej Unë vij për Parlamentin këtu. Mua më dukeni plehra", ishte fjalori i Berishës.
Bushati nga vendi: Turp, turp, shih rrugaçin qe ke në shtepi.
Nuk është hera e parë që Berisha shfrenon fjalorin e tij në Kuvend, ndonëse pa një shkak real. Por, kjo e sotmja duket se ka lidhje me rekomandimin e Komisionit Europian për çeljen e negociatave, i cili turpëroi PD-në, pas propozimit prej saj të 10 rekomandimeve për shtyrjen e bisedimeve me BE-në.
Bushati: E keni të kotë, negociatat do t’i hapim
Në përgjigje të deklaratave të ish-kryeministrit Berisha, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati theksoi se kjo qeveri do t’i hapë negociatat me Bashkimin Europian. Nga foltorja e Kuvendit, ministri Bushati tha se opozita shqiptare është e vetmja në botë që mendon se mund të fitojë me humbje.
“Jeni e vetmja opozitë që zyrtarisht keni kërkuar të mos hapen negociatat. Keni bërë një gabim të madh zotërinj. E keni të kotë. Duhet të ulemi së bashku dhe të implementojmë ligjin e vettingut”- deklaroi ministri Bushati.
“Do të kisha preferuar që goditjet që i ka poshtë brezit për secilin prej nesh të mos i transferojë në çështje që kanë të bëjnë me shtetin. Mor zotëri a do ti nxjerrim nga retorika dhe diskursi jonë partnerët e huaj apo jo. Sot fol për raportin dhe ki kurajën që siç godet poshtë brezit thuaj nuk jam dakord me raportin e KE. Krahaso rekomandimin për Malin e Zi dhe Serbinë, nëse ka një dallim, do të jem unë i pari që do kërkoj mbështetjen tuaj.”- u shpreh Bushati.
/Shqiptarja.com

VIDEO