Ish-kryeministri Sali Berisha duket se është i shqetësuar nga pasojat e finalizimit të procesit të hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Berisha nuk i beson Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar pranë Kryeministrisë, e cila ka certifikuar kandidatët për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Konstituimi i komisionit për hapjen e dosjeve pritet të kthehet gradualisht në mollë sherri mes demokratëve dhe socialistëve, për shkak të mosbesimit dhe pasigurive të dyanshme. Konkretisht, Partia Demokratike, pavarësisht certifikimit nga DSIK, kërkon një verifikim tjetër për kandidatët për hapjen e dosjeve, duke iu referuar ligjit për dekriminalizimin.
LëvizjaKandidatët që kanë shprehur ambicien për t’u bërë pjesë e këtij komisioni kanë bërë me dije se, Partia Demokratike ka kërkuar një verifikim të imtësishëm, sidomos për kandidatët me lidhje me krahun tjetër politik. Verifikimi do të jetë kusht për votën pro kandidatëve në Parlament nga ana e deputetëve të opozitës. Po ashtu, verifikimi do të kushtëzojë edhe 28 firma, për dy kandidatë të propozuar nga shoqëria civile dhe ish-të përndjekurve politikë.
Aktualisht, kandidatët po plotësojnë formularët e vetëdeklarimit për të shkuarën e tyre, në bazë të ligjit për dekriminalizimit, por demokratët po përgatiten për një tjetër verifikim të të kaluarës së tyre, çka mund ta zvarrisë më tej procesin. Ndërkaq, të trazuar nga hapja e dosjeve ka edhe ligjvënës të tjerë të Parlamentit Shqiptar, të të gjithë krahëve. Pikërisht, për shkak të impaktit dhe pasojave të procesit të hapjes së dosjeve, palët janë përfshirë nga një dilemë dhe hezitim i pazakontë. Nga ana të të përndjekurve politikë është artikuluar një tezë, sipas të cilës, elementë nga të dyja palët, janë të interesuara, për sabotimin e këtij procesi.
Ligji ndalon verifikiminLigji i dekriminalizimit ndal verifikimin e kandidatëve për anëtar të autoritetit për hapjen e dosjeve. Autoriteti ka detyrimin t’i përgjigjet çdo kërkese të institucioneve kushtetuese dhe autoriteteve publike, lidhur me ekzistencën e informacioneve në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, kur kjo kërkohet në kuadër të vlerësimit, sipas legjislacionit përkatës, të cilësive etike, morale dhe profesionale të kandidatëve për t’u emëruar ose ngritur në detyra, por me një përjashtim. Autoriteti nuk administron kërkesat për informacion për zyrtarët që propozohen të emërohen ose ngrihen në detyrë në institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike kur ata kanë marrë certifikatën e pastërtisë së figurës nga institucionet përgjegjëse.
Korrigjimi“Me vendim të veçantë dhe të arsyetuar, komisioni korrigjon çdo informacion që rezulton i pasaktë, pas konstatimit nga vetë Autoriteti apo verifikimit me kërkesë të personit të interesuar, duke bërë reflektimet përkatëse në dokumente”.
DeklaratatKandidatët po plotësojnë formularët e vetëdeklarimit për të shkuarën e tyre, në bazë të ligjit për dekriminalizimit, por demokratët po përgatiten për një tjetër verifikim.
Redaksia Online(A.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
70.9%
-
Jo
25.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 1693
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15