Berisha: Fytyrë e shëmtuar krimi
Frroku: S'më nxjerr nga Kuvendi!
VIDEO/Prononcimi i plotë i Frrokut     

Berisha: Fytyrë e shëmtuar krimi<br />Frroku: S'më nxjerr nga Kuvendi!<br />VIDEO/Prononcimi i plotë i Frrokut 

 

 
TIRANE - Deputeti Mark Frroku foli për gazetarët në ambientet e jashtme të Parlamentit si një reagim për deklaratën që ish-kryeministri Berisha dha më herët duke e cilësuar si “fytyrën e shëmtuar të kësaj qeverisje”. Frroku tha se do të vazhdojë të qëndrojë në Kuvend pasi sipas tij është votuar nga populli e nuk mund ta largojë Berisha.
 
“Unë normalisht vazhdoj punën time, unë dëgjova llafet e Berishës po them se mandatin ma ka dhënë populli dhe jo Berisha, as Berisha e asnjë tjetër nuk mund ta ma heq”, tha Frroku.
 
Akuza e Berishes
Ish-Kryeministri Sali Berisha akuzoi edhe një herë qeverinë shqiptare për përfshirjen e pushtetarëve në afera kriminale, duke u shprehur se është Mark Frroku fytyra e shëmtuar e kësaj qeverisje. Në një prononcim për mediat, Berisha e cilësoi kreun e Partisë Kristian Demokrate si fytyrën e këtij parlamenti dhe të lidhjeve të tij me krimin. Dhe sipas Berishës bosi i Frrokut është Ilir Meta, ndërsa shton se nëse qytetarët nuk ngrihen në një revolucion paqësor atëherë krimi do të depërtojë edhe më lart.

"Rrezikun e jashtëzakonshëm që ata përbëjnë për vendin. Por besoj se Mark Frroku është fytyra më e shëmtuar e këtyre lidhjeve kriminale. Mark Frroku është fytyra e këtij parlamenti, e kësaj qeverisje. Natyrisht që bosi i tij është Ilir Meta dhe dua t’i bëj apel qytetarëve shqiptarë, le të vendosim për një revolucion paqësor si rruga e vetme për të hapur horizontet e së ardhmes. Përveç kësaj asgjë nuk mund të shkulë krimin që ka përfshirë shtetin dhe këtë administratë. Revolucioni paqësor është përgjigja për sigurinë e çdo njeriu dhe për të ecur të sigurtë drejt BE. Përndryshe unë ju garantoj se Mark Frrokërit do të shkojnë lart e më lart", - tha Berisha.

Prononcimi i Frrokut per mediat


(Video: Prononcimi i plotë i Frrokut për mediat)

Cështja Doshi, Frroku: I qëndron pikë më pikë deklaratës në prokurori, kjo është e vërteta
Ai tha para mediave se i qëndron deklaratës së dhënë në Prokurori, sipas së cilës nuk ka pasur asnjë informacion për atentatin ndaj Doshit gjashtë muaj më parë.
 
“I nënshtrohem ligjeve të këtij vendi dhe do t’i nënshtrohem sa herë të më flasin. Në lidhje me çështjen Doshi kam bërë deklaratën ën Prokurori dhe nuk i heq asnjë pikë, i qëndroj asaj deklarate se ajo është e vërteta”, tha Frroku.
 
Me këtë deklaratë Frroku rrëzoi pretendimin e Doshit, sipas të cilit kishte qenë kolegu i tij ai që e lajmëroi për planin për ekzekutimin e tij.
 
Frroku: Policia më ka kontrolluar, por nuk kam pasur trafikant në makinë
Po ashtu deputeti i Partisë Kristian Demokrate Frroku tha se nuk ka pasur asnjë trafikant në makinën e tij.
 
“Mark Frroku i nënshtrohet çdo ligji të këtij vendi, policisë, prokurorisë. Mark Frroku i është përgjigjur sa herë kanë pasur thirrje ndaj meje. Mark Frroku asnjëherë nuk ka pasur një të kërkuar në makinën e tij. Unë nga policia mund të jem ndaluar edhe 10 herë se policia ka punën e tij, por në asnjë moment nuk kam pasur një të kërkuar apo trafikant droge në makinë, nëse do ta kisha policia do të bënte punën e saj”, u shpreh Frroku.
 
Frroku: Asnjë shantazh ndaj meje, janë llafe të krerëve të opozitës
Frroku hodhi poshtë zërat se ndaj tij ka pasur shantazhe.
 
“Mark Frroku vazhdon punën e tij si parlamentar, unë nuk e njoh presionin, ka pasur qarkullime zërash sikur kam pasur ofertë. Mark Frroku as nuk shitet as nuk blihet. Qeveria nuk ka pasur asnjë lloj shantazhi nga mua. Shantazhet janë këto llafet që dalin nga opozita nga krerët e lartë të cilët nuk dua t’i komentoj”, u shpreh ai.
 
Frroku: Takimi me Doshi për çështje biznesi
Takimi i djeshëm me deputetin e përjashtuar Tom Doshi, sipas Frrokut ishte vetëm për biznes.
 
“Me Tom Doshin u diskutua çështja e një biznesi që kemi pasur bashkë”, përfundoi Frroku.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet më të larta të regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet më të larta të regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat