Berisha garë me Ramën për rrjetet sociale: Ai i ka ndjekësit e blerë, unë ‘bio’

Berisha garë me Ramën për rrjetet sociale: Ai i ka ndjekësit e blerë, unë ‘bio’

1666644396_64006348750bc391a.jpeg

Në një kohë kur jemi prag zgjedhjet, Sali Berisha duket se ka edhe një betejë tjetër me Edi Ramën, atë të ndjekësve në rrjetet sociale. Berisha  e akuzuar Ramën se ai i ka blerë pëlqimet dhe ndjekësit.

Së fundmi, ju jeni aktiv edhe në Tik Tok, le ta quajmë një platformë që ka target rininë. Besoni se mund të angazhoni vota nga tik tok?

Sali Berisha: Preferenca për Sali Berishën tek të rinjtë krahasuar me Edi Ramën është 2-3 me 1 në favor. Të rinjtë nuk e duan atë. Pavarësisht nga Tik Tok, ata votojnë Sali Berishën sepse gjejnë motivin “never give up”, kurse te Edi Rama gjejnë arrogancën. “Kurrë mos u dorëzo!

Vazhdoni të mos paguani për rrjetet sociale? I keni ndjekesit dhe likes bio?

Sali Berisha: Jo, nuk paguaj. Kurrë nuk paguaj për likes.

Dhe si mund t’i përktheni ndjekësit në votë?

Sali Berisha: Me shpresë! Vota është e lirë, por shpresoj që po, se ka një klimë tjetër. Ai bën dyfishin e postimeve, unë kam dyfishin e ndjekësve.

 Ai ka më shumë ndjekës se ju, 500 mijë më shumë .

Sali Berisha: Interesin për faqen e kam unë, po ato i ka të blera ai. Vetëm në fushatën e fundit ka shpenzuar sipas KQZ 32 mijë euro blerje, kurse ai që ishte karshi tij 52 mijë euro. Këtej i linte kandidatët pa financa dhe i përdorte për likes për vete. Këta janë qesharakë të dy. Iku ai, por dhe ky do të ikë.


Lajmi kryesor:

Pasi Britania e Madhe e shpalli ‘Non Grata’, Berisha akuza edhe ambasadorit: Burokrat i korruptuar! Kim dhe Rama po punojnë kundër PD


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!