Pasi Britania e Madhe e shpalli ‘Non Grata’, Berisha akuza edhe ambasadorit: Burokrat i korruptuar! Kim dhe Rama po punojnë kundër PD

Pasi Britania e Madhe e shpalli ‘Non Grata’, Berisha akuza edhe ambasadorit: Burokrat i korruptuar! Kim dhe Rama po punojnë kundër PD

Ambasadori britanik Alastair King-Smith dhe Sali Berisha

TIRANË- Pas diplomates amerikane Yuri Kim, Sali Berisha ka hedhur akuza edhe në drejtim të Alastair King-Smith, ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar pasi u shpall edhe nga kjo e fundit ‘Non Grata’. Për Sali Berishën, edhe Alastair King-Smith është një njeri i korruptuar fund e krye. Berisha thotë se akuzat për "lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe për korrupsion", nuk qëndrojnë. Ai thotë se u fut në listën e zezë të Britanisë, prej Fatjon Dautit, i riu që shkelmoi derën në selinë e PD-së gjatë një nga protestave.

“Një njeri normal këtë nuk mund ta bëjë kurrë. Fatjon Dautin e dëgjova për herë të parë në jetë atë ditë kur shkelmoi derën në PD. Sigurisht në mënyrë korruptive, sepse është një burokrat i korruptuar, politikisht apo në mënyra të tjera nuk e di, por duhet të dijë ai që po të studiojë në arkivën e tij, Sali Berisha, në raport me krimin e organizuar, ka patur një luftë të suksesshme të qeverisë ndaj krimit të organizuar në Britaninë e Madhe, falë bashkëpunimit të autoriteteve shqiptare”, tha Berisha në një intervistë në RTSH. 

Përtej Alastair King-Smith, ish-kryeministri, nuk i ka ndaluar sulmet e akuzat e forta në drejtim të diplomates amerikane, Yuri Kim, i cili thotë se ajo së bashku me Edi Ramën, po punojnë kundër Partisë Demokratike.

-Ju pengon në objektivat që keni padia gjyqësore me palën tjetër? Mungesa e vulës zyrtare, logos, etj?
Sali Berisha: Nuk ka palë tjetër këtu. Ka qeveri dhe është dhe guvernatorja, Yuri Kim.
-Dhe grupimi tjetër i PD.
Sali Berisha: Jo, ata janë një mashë e tyre. Këtu është qeveria, që me çdo kusht, do që t’i rrëmbejë logon PD-së, pra Edi Rama, ndihmuar në mënyrën më absurde dhe më të papranueshme nga ambasadorja Yuri Kim.

E së fundmi, nuk ka kursyer as Lulzim Bashën, duke thënë se duhet të bëhet i penduari i drejtësisë dhe të tregojë të vërtetën për 500 mijë dollarët e marra nga rusët. Gjithashtu, Berisha foli edhe për çështjen e Ilir Metës, i akuzuar si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, të cilën e cilësoi si ‘gjah i mirëfilltë shtrigash’ nga ana e kryeministrit Rama. Sakaq, ai pati një koment edhe për protestat e opozitës, ku deklaroi se do të nisin shumë shpejt, pasi brenda 2-3 ditëve të ardhshme do të caktohet edhe data zyrtare, që sipas tij do të jetë “e afërt fare”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:45
Berisha garë me Ramën për rrjetet sociale: Ai i ka ndjekësit e blerë, unë ‘bio’

1666644396_64006348750bc391a.jpeg

Në një kohë kur jemi prag zgjedhjet, Sali Berisha duket se ka edhe një betejë tjetër me Edi Ramën, atë të ndjekësve në rrjetet sociale. Berisha  e akuzuar Ramën se ai i ka blerë pëlqimet dhe ndjekësit.

Së fundmi, ju jeni aktiv edhe në Tik Tok, le ta quajmë një platformë që ka target rininë. Besoni se mund të angazhoni vota nga tik tok?

Sali Berisha: Preferenca për Sali Berishën tek të rinjtë krahasuar me Edi Ramën është 2-3 me 1 në favor. Të rinjtë nuk e duan atë. Pavarësisht nga Tik Tok, ata votojnë Sali Berishën sepse gjejnë motivin “never give up”, kurse te Edi Rama gjejnë arrogancën. “Kurrë mos u dorëzo!

Vazhdoni të mos paguani për rrjetet sociale? I keni ndjekesit dhe likes bio?

Sali Berisha: Jo, nuk paguaj. Kurrë nuk paguaj për likes.

Dhe si mund t’i përktheni ndjekësit në votë?

Sali Berisha: Me shpresë! Vota është e lirë, por shpresoj që po, se ka një klimë tjetër. Ai bën dyfishin e postimeve, unë kam dyfishin e ndjekësve.

 Ai ka më shumë ndjekës se ju, 500 mijë më shumë .

Sali Berisha: Interesin për faqen e kam unë, po ato i ka të blera ai. Vetëm në fushatën e fundit ka shpenzuar sipas KQZ 32 mijë euro blerje, kurse ai që ishte karshi tij 52 mijë euro. Këtej i linte kandidatët pa financa dhe i përdorte për likes për vete. Këta janë qesharakë të dy. Iku ai, por dhe ky do të ikë.

Ora 21:41
Berisha: Basha të bëhet 'i penduari i drejtësisë', të thotë të vërtetën për lobimin rus

1666607237_WhatsAppImage20221024at12.12.55.jpeg
Sali Berisha  ka shigjetuar sërish Lulzim Bashën për dosjen e lobimit rus, duke thënë se ai duhet të bëhet “i penduari i drejtësisë” dhe të zbardhë të vërtetën për 500 mijë dollarët e marra nga Rusia.

Sali Berisha: Të regjistrohet “pentito”. Të shkojë në drejtësi dhe të regjistrohet “pentito”.
Nëse e bën këtë, mund të nxjerrë shumë gjëra Lulzim Basha.
Sali Berisha:
Le të nxjerrë çdo gjë. Të shkojë të regjistrohet i penduar, por vetëm të zbardhë të vërtetën si i penduar. Personalitete të diasporës më kanë konfirmuar se kanë firmosur deklarata për para që nuk i kanë dhënë dhe janë të gatshëm ta deklarojnë para drejtësisë. Po prokuroria shqiptare kishte urdhër nga Edi Rama të mbyllë çështjen dhe nuk mori në pyetje asnjë prej tyre. Ndërsa Meta, është një gjah i mirëfiltë shtrigash i Edi Ramës”, u shpreh ish-kryeministri.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • HAMA DINEXHAT REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 25/10/2022 16:36

    O Salhe halja ti je non grata i pa skrupullt. Ti dole e the që e ke hedhur Zotin Blinke në gjyq po ku është ky gjyq o Kasem Sala apo do bohet gjyqi kur të qethen viçat e viçidolit që Saliu gomar ngeli

    Përgjigju
  • anna: 25/10/2022 13:47

    O Berishe te thafshin krahet je Non GraTa tana anet

    Përgjigju
  • tony: 25/10/2022 04:22

    Ti ke je nje pusht plak qe tka kalu koha te shkosh mas hekrave dhe rti ben lojen e budallait nuk ke faj ti por ka faj shoku dhe komdhiu i lalzit ai m*** kraja sa te mbaroj dhe kete muj te shporret ok ishalla te vjen fundi se ke qelb dynjon

    Përgjigju
  • liu: 25/10/2022 00:17

    O plak i rrjedhur! Pa dijenin tate ai nuk ka vepruar se nuk ka pasur b**** se ti te eleminon siç ke bo me te tjeret!

    Përgjigju
  • erion: 24/10/2022 23:26

    pervecse i korruptuar kingu eshte dhe kuin me sa duket. i mungon vetem fustoni dhe conta ne sup.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia