Berisha: Gjatë 30 viteve asnjë akuzë për korrupsion ndaj meje, juristi: Ke dosjen në Prokurori, e kam dorëzuar unë

Berisha: Gjatë 30 viteve asnjë akuzë për korrupsion ndaj meje, juristi: Ke dosjen në Prokurori, e kam dorëzuar unë

Në reagimin e tij pasi u shpall “non grata” nga SHBA, ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha, u shpreh se ky është një vendim pa asnjë bazë konkrete dhe se asnjëherë nuk është akuzuar për abuzim të fondeve publike apo të çfarëdo lloj korrupsioni.

Lidhur me këtë qëndrim të Berishës ka reaguar juristi OSHE, Romeo Kara, që i ka kujtuar dosjen e famshme të CEZ.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Kara shkruan se ai personalisht prej 31 marsit të vitit 2017, i ka dorëzuar prokurorisë së përgjithshme një dosje të plotë lidhur me aferën e privatizimit të CEZ.

Ai shtoi se më 18 tetor të vitit 2017, ka dorëzuar sërish një kallëzim ndaj, Metës dhe pesë personave të tjerë lidhur me aferën tjetër DIA-CEZ.

“Në fillim të viteve 90, u publikua afera Arsidi, për t'u ndjekur nga një varg i pafund bëmash ku spikatin rruga Durrës-Kukës-Morinë, Gërdeci, privatizimet e Albpetrolit, Armos, objekteve ushtarake, Fazllici që merrte pjesë në mbledhjet qeveritare etj. Edhe tek DH Albania kemi kumbarën e tij aksionere se bashku me një socialist të cilit i ka marrë koka erë.”, shkruan ai.

Sipas juristi Berisha ka folur si një i paburrë, larg butaforizmit dhe arrogancës kur i drejtohej parlamentarëve me fjalët: " O budallenj, unë jam Sali Berisha dhe ju me dukeni të gjithë si plehra".

Romeo Kara shkruan se Berisha e di më mirë se kushdo tjetër se kjo deklaratë r Anthony Blinken do të pasohet nga një proces drejtësie, sekuestrimi pronash, dënimi me burg dhe nxjerrjen nga politika.

“Kjo deklarate ishte fundi i merituar i Sali Berishës si dhe fundi i mosndëshkimit te krimit ne Shqipëri.”, shkruan ai në fund.


Lajmi kryesor:

Berisha ‘non grata’ në SHBA, Kadilli: Ta vijojë betejën vetëm, të mos përfshirjë PD-në! Themeluesi i PD: Historia të hedhë në kosh kastën e kalbur


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë