Departamenti Amerikan i Shtetit, ka shpallur “non grata” ish-kryeministrit dhe ish-presidentit, Sali Berishën dhe familjarët e tij, bashkëshorten Liri Berisha, djalin Shkëlzen dhe vajzën Argita Berisha Malltezi.
Ishte sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, ai që ditën e djeshme ka bërë publik lajmin duke theksuar se veprimet e korruptuara të ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri.
Pas këtij lajmi ka pasur një “lumë” reagimesh.
Ish-kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu ka komentuar deklaratën e ish-kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha pasi është shpallur “non grata” nga SHBAi cili “bëri fajtor” multimilarderin George Soros të cilin e akuzon, duke thënë se është i korruptuari kryesor i politikanëve dhe një armik i vërtetë i demokracisë në vendin tonë.
Ai e konsideron këtë justifikim të Berishës “përrallë”.
Përfaqësuesja e Shoqërisë Civile, Brisida Gjikondi u shpreh se Berisha ka vdekur politikisht e burrërisht dhe se SHBA i kanë rënë në kokë Zeusit negativ të shqiptarëve.
Pas shpalljes “non grata” të Berishëës, ka reaguar për herë të parë dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i cili e ka gjetur e tjetërkund 'armikun' e këtij vendimi, duke konsideruar fajtor për këtë 'të zezë në familje' multimiliaderit Xhorxh Soros.
Juristi OSHE, Romeo Kara ka reaguar lidhur me deklaratën e Berishës i cili pasi është shpallur “non grata” nga SHAB, tha se gjatë 30 viteve nuk ka pasur asnjë akuzë korrupsioni ndaj tij.
Kara deklaroi të kundërtën, duke thënë se prej vitit 2017, ai i ka çuar prokurorisë së përgjithshme një dosje të plotë lidhur me aferën e privatizimit të CEZ.
Fatbardh Kadilli, anëtari i Kryesisë së PD-së,e ka cilësuar vendimin e DASH për shpalljen 'non grata' të Sali Berishës si një vendim që sjell shqetësim, por ka shtuar se Berisha duhet ta vijë privatisht dhe të mbrohet vetë në këtë betejë duke shmangur PD.
Shumë ndryshe nga qëndrimi i Bashës, i cili i doli në mbështetje të Berishës gjatë deklaratës së tij, Kadilli bëri një distancim duke thënë se Berisha nuk do e lejojë përfshirjen e PD-së në këtë çështje dhe se betejën finale do e bëjë nën emrin e tij.
"Lajmi i shpalljes së z. Berisha persona non grata nga Sekretari i Shtetit, ka provokuar shumë emocione, sidomos mes mbështetësve dhe atyre që kanë rrugëtuar në politikë krah tij.
Në 30 vjetorin e vendosjes se marrdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara, ky vendim sjell shqetësim për të gjithë. Kujtoj ende imazhet e drejtuesve demokratë Berisha dhe Pashko, si të ftuar specialë të këtij momenti historik.
Sot, në një situate krejtësisht të përmbysur, Berisha i ka të gjitha mundësitë, synimet dhe etikën të mbrohet dhe ta sqarojë këtë çeshtje privatisht.
Kam bindjen se ai do e shmangë PD nga përfshirja në këtë çështje të së djeshmes duke e marrë nën emrin e vet betejën finale për emrin dhe historinë.
Partia Demokratike, si partia e atyre që formuluan idetë politike dhe u frymëzuan nga zëri dhe ethosi amerikan, do të jetë dhe duhet të jetë e qartë në qëndrimin ndaj vlerave të lirisë dhe demokracisë, dhe nuk do t’i kompromentojë në asnjë rast marrdhëniet me partnerin strategjik dhe mikun më të madh të Shqipërisë", shkruan Kadilli.
Zenel Hoxha, një nga themeluesit e Partisë Demokratike, e cilësoi vendimin e SHBA-së për shpalljen 'non grata' të Sali Berishë si një kambanë për të drejtuar se ka ardhur koha e llogaridhënies, barazisë para ligjit dhe se koha e të paprekshmëve ka mbaruar. Hoxha shkruan se tashmë është momenti që historia të hedhë në kosh të gjithë këtë kastë politike të kalbur dhe se për shqiptarët era e re fryn gjithmonë nga përtej Atlantikut.
Ndërsa e cilëson SHBA si aleatin strategjik dhe mbështesin historik të Shqipërisë, themeluesi i PD thotë se sindroma e grabitjes të së mirës publike është më e theksuar se kurrë dhe se koha e abuzimit me pushtetin duhet të marrë fund.
"Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten jo vetëm aleati strategjik i Shqipërisë, por edhe miku dhe mbështetësi historik i çështjes shqiptare. Vendosmëria e SHBA për të ecur krah për krah me Shqipërinë në Ballkan është e sprovuar tashmë. Më shumë se kurrë është e domosdoshme që të kemi koherencën e nevojshme për ta parë me largpamësi këtë fakt. Pavarësisht se si shkon më tej situata, tronditja që erdhi sot nga përtej Atlantikut është një këmbanë. Një këmbanë që nuk zhbën historinë e shkuar, por që paralajmëron se koha e së ardhmes ka ardhur. Kjo kohë llogaridhënieje, thyerjeje e paprekshmërisë dhe barazie përpara ligjit duhet të bëhet kredoja jonë e re. Kjo kohë duhet të shërbejë për të tejkaluar të gjithë ata që kanë abuzuar me pushtetin, demokracinë në zhvillim të vendit, pasuritë tona kombëtare dhe, mbi të gjitha, me aspiratat tona kombëtare.
Qofshin ata në të shkuarën, por mbi të gjitha në të tashmen tonë, kur sindroma e grabitjes të së mirës publike është më e theksuar se kurrë. Drejtësia është e verbër dhe prandaj ajo duhet të mbetet jo-diskriminuese ndaj veprave korruptive dhe cënimeve të rënda të besimit të votuesve. Përtej drejtësisë, është momenti për të parë drejt e në sy dhe të ardhmen e politikës në Shqipëri. Është momenti që historia, nëpërmjet nesh, të hedhë në kosh të gjithë këtë kastë politike të kalbur. Në Shqipëri, era e re fryn gjithmonë nga përtej Atlantikut", shkruan Hoxha.
Ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu ka paralajmëruar se nëse kryedemokrati nuk largon Sali Berishën nga Partia Demokratike dhe si deputet, në shtator SHBA dhe BE zyrtarisht do të ndërpresin marrëdhëniet me grupin parlamentar dhe partinë duke bojkotuar pa afat.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Sprahiu shprehet se kushdo që ka menduar se shpallja “non grata” pengon vetëm vajtjen si turistë në Amerikë, ka gabuar.
“Ruajeni këtë mesazh deri në 10 shtator, atë ditë: Ose Berisha, ose ambasadorët në sallë ditën e parë të legjislaturës parlamentare: Të dy, JOOO.”, shkruan ai në fund të postimit.
Analisti dhe gazetari Mero Baze ka ironizuar justifikimin e ish-kryeministrit Sali Berisha pasi u shpall “non grata” nga SHBA, se gjatë 30 viteve nuk është ngritur asnjë akuzë ndaj tij për korrupsion.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Baze shkruan se akuza është se ai ka penguar drejtësinë të veprojë ndaj tij, familjes dhe aleatëve.
“Nuk është pyetur ende për Gërdecin, për 21 Janarin, për Remzi Hoxhën, për Haklaj, për CEZ për Klubin Partizani etj.”, radhit Baze në postimin e tij.
Gazetari në fund shprehet se ka kohë për tu hetuar lidhur me këto çështje, duke marr shembullin e ish-diktatorit të Kilit, Augusto Pinoçeti.
Në reagimin e tij pasi u shpall “non grata” nga SHBA, ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha, u shpreh se ky është një vendim pa asnjë bazë konkrete dhe se asnjëherë nuk është akuzuar për abuzim të fondeve publike apo të çfarëdo lloj korrupsioni.
Lidhur me këtë qëndrim të Berishës ka reaguar juristi OSHE, Romeo Kara, që i ka kujtuar dosjen e famshme të CEZ.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Kara shkruan se ai personalisht prej 31 marsit të vitit 2017, i ka dorëzuar prokurorisë së përgjithshme një dosje të plotë lidhur me aferën e privatizimit të CEZ.
Ai shtoi se më 18 tetor të vitit 2017, ka dorëzuar sërish një kallëzim ndaj, Metës dhe pesë personave të tjerë lidhur me aferën tjetër DIA-CEZ.
“Në fillim të viteve 90, u publikua afera Arsidi, për t'u ndjekur nga një varg i pafund bëmash ku spikatin rruga Durrës-Kukës-Morinë, Gërdeci, privatizimet e Albpetrolit, Armos, objekteve ushtarake, Fazllici që merrte pjesë në mbledhjet qeveritare etj. Edhe tek DH Albania kemi kumbarën e tij aksionere se bashku me një socialist të cilit i ka marrë koka erë.”, shkruan ai.
Sipas juristi Berisha ka folur si një i paburrë, larg butaforizmit dhe arrogancës kur i drejtohej parlamentarëve me fjalët: " O budallenj, unë jam Sali Berisha dhe ju me dukeni të gjithë si plehra".
Romeo Kara shkruan se Berisha e di më mirë se kushdo tjetër se kjo deklaratë r Anthony Blinken do të pasohet nga një proces drejtësie, sekuestrimi pronash, dënimi me burg dhe nxjerrjen nga politika.
“Kjo deklarate ishte fundi i merituar i Sali Berishës si dhe fundi i mosndëshkimit te krimit ne Shqipëri.”, shkruan ai në fund.
Përfaqësuesja e Shoqërisë Civile, Brisida Gjikondi, ishte sot e ftuar në emisionin “Breaking”, për të komentuar lajmin e bujshëm të një dite më parë ku Sali Berisha u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjikondi shprehet se lajmin e mori vesh kur një shoqe i dërgoi me mesazh “twitter”-in e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
“Kur e mora vesh thashë më në fund mbaroi tranzicioni. Një mesazh i ndryshimit të epokave. Berisha ishte ideatori i gjithë këtij tranzicioni të shëmtuar në Shqipëri.
Edhe pse kishte tetë vite larguar nga politika, fijet e tij të nëndheshme, dyshja e tij me Metën, fjalori i tij vulgar, dhe lidhja me botën e krimit, të gjitha këto bënë që DASH të ishte shumë i sinqertë, e të godiste në kokë vatrën e qelbit.
Është ai ideatori i vjedhjeve të para të zgjedhjeve në ‘96, ideatori i përçarjes në ‘97, ideatori i gjyqësorit të korruptuar”, tha përfaqësuesja e Shoqërisë Civile.
Sipas saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës për herë të parë kanë qenë të qartë për t’i rënë në kokë Zeusit negativ të shqiptarëve.
“Për herë të parë i dhanë fund këtij sistemi hibrid, që ka qenë pjellë e Berishës që e pësuam për 30 vite.
Ky është një moment historik për Shqipërinë, për të patur një Parti Demokratike, demokratike. PD të mendojnë me urgjencë për rigjenerimin e saj”, tha Gjikondi.
Ajo shtoi se “Berisha ka vdekur moralisht, politikisht e burrërisht”.
Pas shpalljes së ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha si “non grata” nga SHBA ka reaguar për herë të parë dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Ashtu si edhe vjehrri i tij, Malltezi e ka gjetur tjetërkunde 'armikun' e këtij vendimi, duke gjetur një fajtor për këtë 'të zezë në familje'.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Malltezi shkruan se sipas multimiliaderit Xhorxh Soros, fluturimet që ka bëre Taulant Balla me Edmond Begon ”janë për të mirën e Amerikës”.
Edhe pse Malltezi nuk i ka përmendur me emër protagonistët, duket se reagimi i tij lidhet pikërisht me numrin 2 të socialistëve, dhe lidhjen e tij me biznesmenin Bego, i cili sipas PD ka qenë anëtar i bandës së Lushnjes.
Pas lajmin se u shpall “non grata” Berisha tha se nuk është akuzuar asnjëherë për abuzim të fondeve publike dhe ka konsideruar fajtor multimilarderin George Soros të cilin e sulmoi duke e akuzuar se ai është i korruptuari kryesor i politikanëve dhe një armik i vërtetë i demokracisë në vendin tonë.
Shpallja e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha si “non grata” nga SHBA ka sjell reagime të shumta jo vetëm në vendin tonë.
Gazetarja kosovare investigative, Arbana Xharra ka lënë komentin e saj në një postim të gjatë të ish-deputetit dhe gazetarit Berat Buzhala, i cili mori në mbrojtje Sali Berisha, pasi u bë pjesë e “listës së zezë” të SHBA.
“Sali Berisha u ka dhënë pasaporta shqiptare pjesëtarëve te Al Qaeda’s”, ky ishte komenti i gazetares Arbana Xharra i cili shkaktoi shumë reagime edhe nga Buzhala, i cili sërish ka mbrojtur Berishën.
Ish-kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu ka komentuar deklaratën e ish-kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha pasi është shpallur “non grata” nga SHBA.
“Mos i besoni përrallat me SOROS”, shkruan përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook Spahiu, duke iu referua komentit të Berishës i cili tha se nuk është akuzuar asnjëherë për abuzim të fondeve publike dhe ka “gjetur fajtor” multimilarderin George Soros të cilin e sulmon duke e akuzuar se ai është i korruptuari kryesor i politikanëve dhe një armik i vërtetë i demokracisë në vendin tonë.
Spahiu shkruan se vendimi për shpalljen “non grata” të familjes Berisha u mor në dhjetor 2018 nga qeveria republikane e Trump, që sipas tij është njeriu më anti-soros në planet.
Ai shtoi se demokratët amerikanë thjesht bën publike vendimin e republikanëve.
Në fund ai ka paralajmëruar të tjera fakte duke theksuar se pas 2 muajsh do të publikohet dosja.
Ditën e djeshme sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken bëri me dije se ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij janë futur në listën e zezë nga SHBA. Sipas Blinken aktet të korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri.
Sali Berisha është njeriu më i poshtër i Shqipris. Ai ja kalon për poshtërsi dhe mostrës Enver Hoxha. Ky spiun i sërbit duhet urgjentisht të çohet në burg me komplet familjen e tij të ndyr.
PërgjigjuUn jam popull per Sali B e kam then qe ne 92 qe saliu llendr serb Doktori Bllokut Penecilina ish sekretari PK mbasi e beri detyren si agjent ne komunizem i dhan detyren tjeter kryetar i P Degjeneruat qe u formua me ish spiunet bashk me partit e vogla celulat e komunizmit si ne 1941 ku.kish dhe te genjyer dhe qe me von e hengren b...sic beri saliu qe kudo geronte dora e tij e zez qe e vun ne pushtet per te shkatruar shqiperin dhe shqiptaret dhe ashtu beri poliaghenti i serbis kryesor Dhe gjithmon dora e zez dhe goja tij me mut sulmonte Vendet
Përgjigju