Duke u referuar tek deklaratat e bëra dy ditë më parë nga kryeministri Rama mbi arritjet në 300 ditët e para të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe të Rinisë, ish-kryeministri Berisha pranon mungesën e një reforme mbi pensionet nga ana e qeverisë së tij. Por qëndrimin e tij kundër rritjes direkte të moshës së pensioneve e argumenton me alternativën e një indeksimi me rritjen e jetëgjatesisë mesatare të popullsisë duke deklaruar:
“Mosha e pensionit në Shqipëri është në mesataren e vëndeve të botës. Une mendoj se jo rritja arbitrare e saj por indeksimi me rritjen e jetëgjatesise ishte pergjigja e vetme e ndershme dhe më maksimale që mund t'i jepej problemit te moshës së pensionit, dhe ky indeksim duhet te ishte vullnetar se paku per 20 vitet që vijnë.”
Gjithashtu Berisha sulmon ashpër kryeministrin Rama në deklaratën e tij në rrjetin social: “Të mburresh se po voton një ligj që të tjerët e mbajtën në sirtar sepse ndëshkonte të moshuarit e vendit tënd do të thotë se ke defiçit të madh, si të njohurive ashtu dhe ndjenjave njerëzore ndaj qytetarëve shqiptar.”
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)