Berisha: Golemi mbahet në burg
për të mbrojtur përgjegjësit direkt

Berisha: Golemi mbahet në burg<br />për të mbrojtur përgjegjësit direkt
TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Ardian Fullanit nga detyra e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Duke akuzuar kryeministrin për përdorimin “metodave tipike të shtetit policor”, Berisha thotë se “Rama i dha goditjen eliminuese grupit armiqësor të BSH”. Ndërsa duke iu referuar rastit të ish-Inspektores së Përgjitshme të BSH, Berisha thotë se “Golemi mbahet në burg për të mbrojtur përgjegjësit”.

Akuzat e deputetit të PD vijojnë edhe ndaj Kuvendit, duke e quajtur “Parlamenti i "aleancës së qelbësirave", i vrasësve, trafikantëve, pengmarrësve”, ndërsa shton se ky institucion e shkarkoi Fullanin pa e marrë në pyetje.
 
“Enveri, daj Koleka madje dhe i ati do t'ja kishin lakmi!
 
Te dashur miq, sot Parlamenti i "aleances se qelbesirave", i vrasesve, trafikanteve, pengmarresve, shkarkoi, pasi e arrestuan pa e marre kurre ne pyetje dhe ne kundershtim me Kushtetuten e vendit, konventat nderkombetare dhe me te gjitha kushtet e hetimit me privim lirie, Guvernatorin Fullani.
 
Edvin Kristaq Rama, me metoda tipike te shtetit policor te perdorura nga Hitleri shqiptar i pasluftes, Enver Hoxha, qe te kujtojne vitet 70, i dha goditjen eleminuese grupit armiqesor te Bankes se Shtetit te drejtuar nga armiku i tij personal Ardian Fullani dhe armikja tjeter Elivar Golemi.
 
Po sot, Parlamenti Rama - Meta shkarkoi, pasi e arrestuan 9 dite me pare me urdher te Edi Rames dhe ne kundershtim flagrant me Kushtetuten, konnventat nderkombetare te te drejtave te njeriut dhe me te gjitha kushtet ligjore te hetimit me privim lirie pa e marre kurre ne pyetje, Inspektoren e Pergjithshme te Bankes se Shtetit zj Elivar Golemi. Zonja Golemi mbahet ne burg me urdher te Edvin Kristaq Rames vetem per te mbrojtur pergjegjesit direkt per vjedhjen ne Banken e Shtetit, te lidhur direkt dhe indirekt me zyrtare te larte socialist. Keta zyrtare, me urdher politik, nuk jane pyetur sepse kjo do te tregonte pergjegjsite e verteta te atyre qe, me qendrimet e tyre, ju mundesuan autoreve te krimit te shemtuar vjedhjen e parave ne kasaforten me sekrete te shtetit.
 
Me keto veprime klika Rama - Meta deshmuan se jo hetimi dhe gjetja e parave te vjedhura te qytetareve por eleminimi i kundershtareve ishte qellimi me kryesor i tyre”, shkruan Berisha në rrjetin social “Facebook”.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Klinika 24/ Neurokirurgu: Mjekësia është e vështirë, por që të jep shumë sadisfaksion

Klinika 24/ Neurokirurgu: Mjekësia është e vështirë, por që të jep shumë sadisfaksion