Kryeministri i vendit, Sali Berisha, mirëpriti sot në një takim Presidentin e fundit të Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbavov, i cili ndodhet në Shqipëri si i ftuar nderi në Kampionatin Botëror të Shahut për Femra, që po zhvillohet në Tiranë.
“Ndër vendet e kombet ish komuniste, shqiptarët kanë ndjekur me admirim e vëmendje të madhe të gjitha lëvizjet tuaja, të cilat kanë pasur rëndësi historike për nxjerrjen e këtyre popujve nga diktatura” tha Berisha. “Midis nomenklaturës dhe popullit ju zgjodhët popullin”.
Kryeministri u shpreh se “sot ndjehem krenarë që nga vendi i hiperkolektivizimit total, ekonomisë së rrënuar, investimeve të huaja të ndaluara, me të ardhura për frymë 204 dollarë në vitin 1992 dhe papunësisë 80 për qind, është sot vendi që ka pësuar ndryshime rrënjësore, me të ardhura për frymë 8000 dollarë, me rritje 316 për qind të investimeve të huaja, me një ekonomi reale që i rezistoi recesionit".
Presidenti Gorbacov shprehu kënaqësinë që vizitonte Shqipërinë, duke theksuar se dëshira për të vizituar Shqipërinë ka qenë e hershme.
“Unë jua kam pasur shqiptarëve borxh këtë vizitë dhe tani e shleva atë”, theksoi zoti Gorbacov.
Gorbacov e përgëzoi Kryeministrin për arritjet e Shqipërisë gjatë gjithë këtyre viteve. “Ju jeni një politikan real dhe kjo është e rëndësishme për vendin”, u shpreh zoti Gorbaçov.
Gorbacov u prit sot edhe nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Duke i uruar përzemërsisht mirëseardhjen, Kryetarja e Kuvendit vlerësoi figurën dhe kontributin e tij të çmuar dhe të padiskutueshëm në përfundimin e Luftës së Ftohtë
“Për Shqipërinë dhe shqiptarët, ju keni qenë një personalitet shumë i rëndësishëm, frymëzues dhe shpresëdhënës për erën e ndryshimeve dhe rënien e Murit të hekurt në Shqipëri” tha Topalli.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 13:30
Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?
-
Pak
58.9%
-
Mjaftueshëm
34.1%
-
S'kam mendim
7%
Vota total: 358
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘SPAK përkëdhel Berishën, me PS tregohet i pamëshirshëm’, Ilir Yzeiri në Report Tv: Rama nuk ka përballë konkurrentë në zgjedhje, s’kemi opozitë
8 Janar, 14:11
-
Tiranë/ U padit për shpifje nga OSHEE, Gjykata e Posaçme shpall të pafajshëm Gazment Bardhin! Deklaroi në tetor se u manipulua përqindja e humbjes së energjisë në rrjet
8 Janar, 14:02
-
Gazetarja Cecilia Sala lirohet nga regjimi iranian, një avion po e çon në Itali! Meloni ia komunikon lajmin familjarëve
8 Janar, 13:55
-
E rëndë/ 12 vjeçari humb jetën në spitalin e Tiranës, I mituri nga Maliqi u transportua me urgjencë nga spitali i Korçës
8 Janar, 13:51
-
Kosovë/ ‘I mblidhte para qytetarëve në shkelje të ligjit’, Sveçla: Mbyllëm një tjetër institucion paralel serb në veri
8 Janar, 13:48
-
Largimi i Deschamps, në Francë gjejnë trajnerin e ri të kombëtares
8 Janar, 13:41
-
'Bashkëjeton fshehtas me një gjyqtare', PD kallëzon në SPAK Enkelejd Alibejan, padashur rëndon pozitat e Belind Këlliçit
8 Janar, 13:31
-
'Shokon, trondit...' Rama kritikon mediat për titujt: Çmendet dynjanë, sikur jetoni me bomba poshtë krevati
8 Janar, 13:30
-
Rama afron bonusin e pranverës për pensionistët: Do e marrin që në shkurt! Nuk do presin të mbarojmë zgjedhjet ne
8 Janar, 13:24
-
Gaxhai, rivali i Zani Çaushit, del nga burgu për disa orë leje për varrimin e së motrës
8 Janar, 13:23
-
Ulja e çmimit të energjisë për fushatë? Rama: Nuk më intereson se çfarë thonë! Mbi 1 mln konsumatorë do paguajnë më pak
8 Janar, 13:16
-
Davide Frattesi kërkon largimin nga Interi, klubi i vendos çmimin 'e kripur'
8 Janar, 13:14