Berisha: Greva nuk pengon statusin
Braçe: Lini amnezinë, ja çfarë the!

Berisha: Greva nuk pengon statusin<br />Braçe: Lini amnezinë, ja çfarë the!
TIRANE - Greva e urisë në të cilën janë ngujuar 14 përfaqësues të Shoqatës të të Larguarve nga Puna krah kryeministrisë, është bërë objekt debatesh edhe në seancën e sotme parlamentare.  Replikave të opozitës ndaj grevës së urisë së të larguarve nga puna u është përgjigjur deputeti i PS Erjon Braçe i cili i rikujtoi opozitës fjalët e ish-kryeministrit Berisha në kohën kur PS po zhvillonte grevën në 2010.
 
Braçe shtoi se grevën PS e bëri në maj dhe këtë po bën edhe opozita, duke zhvilluar grevë në maj në një kohë kur vendi pritet të marrë vendim nga Brukseli lidhur me statusin e vendit kandidat.
  
"U bë e disata herë që në këtë sallë prishet rendi, vazhdon të shfaqet sëmundja e amnezisë. Këtu kemi qenë në këtë sallë në kohë të ndryshme, keni bërë të njëjtat akte. Në maj ishte greva, në maj jemi në grevë. ‘Por ama mos harroni se në një kohë, u morën edhe vendimet më të rëndësishme për Shqipërinë…në një kohë kur do të merrej vendimi në Bruksel ju ngritët një kamp, por a ishte momenti të merrej një veprim i tillë kur merren vendime të rëndësishme’, (lexon në procesverbal se çfarë ka deklaruar Berisha në Kuvend kur PS zhvillonte grevën në 2010). Ta lëmë amnezinë pavarësisht moshës, gjerat janë të shkruara e të dokumentuara. Në fjalën e tij ish-kryeministri Berisha dënoi sipas tij dhunën e policisë ndaj grevistëve, ndërsa bëri përgjegjës për këtë kryeministrin Edi Rama. Berisha shtoi se në qeveria që ai drejtonte e kishte respektuar grevën e PS në 2010, ndërsa sipas tij e njëjta gjë nuk mund të thuhet për qeverinë aktuale për grevën e të larguarve nga puna." tha Braçe

Ndërkohë ka replikuar deputeti i PD Sali Berisha i cili tha se greve e PS ishte për të bllokuar procesin e liberalizimit të vizave
 
“Kur ke amnezi nga droga, pa nga mosha është pjesë e kujtesës. Shqiptarët e kanë shumë të qartë se si bashkëkryetari tjetër nisi grevën për të bllokuar vizat. Se bëri fshehtas, hap kutitë të çliroi vizat ishte motoja publike e tij. Ishte vetë Ediskobari juaj personi që shpalli protestën për bllokimin e vizave. Ne meritojmë statusin dhe se qëndrimet tona janë në mbështetje të statusit për sa kohë mbrojnë vlerat e demokracisë. Ligjet, vendimet e gjyaktave, janë dëshmi e një vullneti demokrat të opozitës shqiptare.” replikoi Berisha

BERISHA: RESPEKTONI GREVEN, NE E BEME PER JU NE 2010

Në fjalën e tij ish-kryeministri Berisha dënoi sipas tij dhunën e policisë ndaj grevistëve, ndërsa bëri përgjegjës për këtë kryeministrin Edi Rama. Berisha shtoi se në qeveria që ai drejtonte e kishte respektuar grevën e PS në 2010, ndërsa sipas tij e njëjta gjë nuk mund të thuhet për qeverinë aktuale për grevën e të larguarve nga puna.
 
“Ti zoti bashkëkryetar je shtrirë në këto banka 10 ditë rrjesht në grevë urie, dhe e respektuam në mënyrën më absolute në të drejtën tuaj dhe mazhoranca e asaj kohe ka marrë sallë tjetër parlamenti për të mos menduar kush se një e drejtë e parlamentarëve mund të preket. Ndërsa mbrëmë me urdhër të Ediskobarit tuaj janë vërsuluar policë mbi ish-punonjësit e administratës. Jo vetëm i morën çadrat, por me pafytyrësi shpallën sekuestrimin e tyre, baronët e drogës, të cilët krijuan autostradat e drogës, shpallën sekuestrimin e çadrave të grevës së urisë, kjo është një histori turpi, ndaj kërkoj të respektohen të drejtat e qytetarëve për protestë. Ata që mendojnë se bllokohet statusi gënjejnë. E kundërta dëmton statusin, rrëmbimi si plaçkitës të çadrës ku do të kalonin natën, dhe më pas lëshimi i urdhrit të sekuestros. Zoti bashkëkryetar jepni shpjegime se si ju 10 ditë u respektuat ndërsa mazhoranca e drogës u mori çadrën” tha Berisha

PALOKA: MOS DHUNONI GREVISTET

Ndërsa Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Edi Paloka, i bëri thirrje qeverisë të respektojë ligjin, dhe të mos dhunojë sipas tij qytetarët. Paloka tha se ndryshimi mes grevës së të larguarve nga puna dhe grevës së PS në 2010 është se sipas tij ajo e PS bëhej për karriken e kryeministrit.
 
“Unë dua tju flas këtu se dje u bëmë dëshmitarë se si kjo qeveri duke vazhduar të shkelë ligjin dhe kushtetutën, dhe duke përdorur policinë, vazhdon të dhunojë të drejtat e qytetarëve. Ju nuk ju intereson se pasi i latë pa bukë doni ti merrni edhe shpirtin. Zoti kryetar, i bëj thirrje kryeministrit, i cili jo më larg se një vit më parë, bllokoi bulevardin, duke urdhëruar deputetët e tij për të hyrë në grevë, jo për të drejta, por për karrigën e tij, ndërsa dje 10 qytetarë me të drejta të plota, kërkuan po një të drejtë të tyre, konform të gjitha rregullave, me leje nga bashkia e policia, dhe megjithëse se ishin në zbatim të rregullave, në mënyrë të dhunshme, policia e urdhëruar nga kryeministri, shkoi dhe dhunoi gra, nëna, që ja përsëris, nuk janë për karrigen tonë, por për bukën e gojës. Po mbrojnë një të drejtë që ua dha Gjykata Kushtetuese. Prandaj, dua të them se jo vetëm të mos dhunohen qytetarët, por kryeministri ka detyrimin, që të zbatojë ligjin dhe vendimet e gjykatës kushtetuese.” tha Paloka.

Vijon...

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç