Berisha: Guvernatorja fshihet edhe pas heshtjes së Bashës, nuk gjen forcë të thojë një fjalë të vetme! Të tregojë kush i bën presion

Sali Berisha nuk ka kursyer Lulzim Bashën teksa akuzonte se ka bashkëpunuar me Edi Ramën dhe Yuri Kim për të respektuar Kodin e Heshtjes rreth dosjes amerikane të McGonigal.

"Krimineli që e vrau atë, përdori një nga njerëzit më të fuqishëm në fushën e zbulimit kundër tij, tani nuk flet prej 7 ditësh asnjë fjalë sikur nuk ekziston. Ftoj shqiptarët të pyesin si ka mundësi që ky njeri tani që u bë e qartë se Edi Rama ka përdorur McGonigal si vrasës me pagesë në aferën Muzin kundër tij nuk thotë një fjalë të vetme. Gjithçka flet se përsëri guvernatorja qëndron prapa heshtjes së turpshme.

Mirë Rama që është autor i një vepre makabre, po viktima e tij si nuk gjen forcë të shqipërojë një fjalë të vetme. I bëj thirrje çdo shqiptari të shtrojë pyetjen, çfarë ndodh, si ka mundësi, a ka një detyrim minimal ky njeri, qoftë dhe ndaj atyre njerëzve që e kanë mbështetur deri në fund të bëjë transparencë dhe kush i bën presion për të mbyllur gojë. Unë nuk jam i habitur. E kam thirrur peng atë, por në situatën e re të krijuar e ka një detyrim. Ky është Kodi i Heshtjes që respektohet me fanatizëm nga krimineli dhe viktima por të jem i sinqertë, kodi i heshtjes po zbatohet nga guvernatorja që nuk ka lënë gjë pa komentuar.

Për një thikë pas shpine që njerëzit e saj të preferuar i përkëdhelte e bënte ctë donte me ta, nuk ka një fjalë të vetme. si është e mundur kjo? çfarë interesash përfaqëson guvernatorja. A mund të shpjegojë kush? A ka shqiptar që nuk pret reagim për këtë ngjarje? Sërish ju them unë, komentet për këtë ngjarje janë përvëluese për ata që janë të implikuar në të. Në llojin e saj, guvernatorja është e implikuar në McGonigal", tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha shfrenon fantazinë: FBI e ka marrë peng Ramën në një ishull prej tri ditësh! Guvernatorja Kim ka urdhëruar atë dhe Bashën me ‘kodin e heshtjes’! SHBA ta hetojë


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë