Berisha: Ha peshk, të ngecin halat
Braçe:Duhet të ishit para drejtësisë     

Berisha: Ha peshk, të ngecin halat<br />Braçe:Duhet të ishit para drejtësisë 

 

 
Teksa fliste për situatën e sigurisë në Kuvend, ish-kryeminstri Sali Berisha është ndërprerë disa herë nga deputeti socialist Erjon Braçe. Por edhe për këtë të fundit, Berisha nuk i ka kursyer akuzat.

“Mirë bën të mos flasësh nga vendi se s’dua të shkoj sot në Karavasta, po do shkoj atje edhe do shkoj shumë shpejt… Që kur e zhytën në baltën e Karavastasë tani nuk i intereson më të dëgjoj shqetësimet e popullit, tani ka peshkun zotëria, po të jesh i bindur se halat do të ngecin në fyt ty dhe shumë të tjerëve…Ju po e vidhni, po i kërcënoni jetën qytetarëve…koha juaj ka skaduar…i bëj thirrje shqiptarëve të çojnë Shqipërinë drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të ndalin këtë farë të keqe… “- tha Berisha.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i deputetit socialist Erjon Braçe i cili duke folur për marrëveshjet e energjisë që kanë firmosur qytetarët, duke iu drejtuar Sali Berishës tha se ai duhet të ishte para drejtësisë dhe jo në Kuvend.

"Në emër të kujt flisni ju, kur 132 mijë familje as ju dëgjojnë fare dhe shkojnë lidhin marrëveshje me një kompani që po përpiqet të rimëkëmbë sektorin e energjisë, që ju e katandisët kështu, për të cilën ju duhet të mbani përgjegjësi penale. Si nuk u bëri goja të falnit faturat e paligjshme të energjisë. Krijuat 7 kompani, ku 5 ishit tuaja dhe 2 të çekëve për ti mbledhur shqiptarëve lekëve. Si nuk u bëri goja të falnit kamatat. Keni kurajë e kërkoni llogari. Keni të drejtë, duhet të ishit para prokurorisë dhe jo këtu në kuvend”, tha Braçe duke iu kundërpërgjigjur Berishës.

Lidhur me kërkesat e opozitës për dekriminalizimin Braçe është shprehur se nuk ka asnjë kundërshtim madje i bashkohet kërkesës së PD për të kriminalizuar shpifjen, por sipas tij çdo deputet i cili shpif duhet të çohet në gjykatë.

I bashkohem kërkesës së qartë për të kriminalizuar shpifjen vetëm për deputetët, për ti kthyer legjitimitetin këtij parlamenti. Nuk mund të çohet këtu një deputet dhe të shpifë. Nuk e di se si e ndieni veten ju. Por është e turpshme dhe kriminale që gjithsecili bëhet objekt i shpifjeve kriminale dhe shënjestër e bandave çdo të enjte, siç është kthyer Ministri i Brendshëm prej asaj që ndodh në këtë sallë. E njëjta gjë duhet bërë edhe me gjuhën e urrejtjes. Është e pashembullt se si një njeri i vetëm bën akuza këtu,”- tha Braçe. 

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Rama i kthehet punës pas operacionit, mbledh kryebashkiakët në 10:00 në Kryeministri

Rama i kthehet punës pas operacionit, mbledh kryebashkiakët në 10:00 në Kryeministri