Berisha harron rrugët e nisura
nuk po punohet në asnjë aks

Berisha harron rrugët e nisura<br />nuk po punohet në asnjë aks
TIRANE - Janë bllokuar të gjitha punimet në akset nacionale, ku deri para zgjedhjeve dukej se kishte rinisur një lëvizje, kryesisht për t’i krijuar mundësinë “prerësit të shiritave”, kryeministrit Sali Berisha, që të kryente aktivitetin e tij të parapëlqyer në fushata elektorale. Aktualisht, nuk punohet as në rrugën e re Tiranë-Elbasan, ku u përurua tuneli; as në rrugën e Arbërit, as në dyfishimin e rrugës së kombit apo në segmentin Plepa-Rrogozhinë.

Shansi i vetëm për të vijuar punimet si më parë duket se kishte qenë shitja e Albpetrolit me një shumë prej mbi 1 miliard dollarësh, por flluska që rezultoi, me mashtrimin e Rezart Taçit, solli edhe shuarjen e shpresave të fundit të ministrave Bode e Olldashi e Berishës bashkë me ta. Në një kronikë të ditës së djeshme, një nga TV-të kombëtare raportonte se në vendin ku duhej të kishin nisur punimet për ndërtimin e bypass-it të Fierit që prej datës 16 qershor, kur edhe u përurua nisja e tyre nga vetë Berisha, në terren nuk është bërë asgjë.

Kryetari i komunës Levan, në territorin e së cilës është projektuar të kalojë gjurma e rrugës, tregon se janë kryer të gjitha procedurat për fillimin e punimeve, por nuk mund të japë arsyet pse prej më shumë se dy muajsh ne terren nuk punohet. Vlera e këtij projekti është 39 milionë euro, të dhëna nga BERZH dhe Banka Europiane për Investime. Volumi i punës duhej të kryhej brenda një afati kohor 2-vjeçar, por vonesat janë të pashpjegueshme, aq më tepër kur fondet janë nga donatorë të huaj.
 
FUSHATA

Gjatë një muaji të fushatës elektorale zyrtare, kryeministri ka përuruar përfundimin e punimeve në vetëm një rrugë të bërë nga e para, atë Shkodër-Hani i Hotit, fondet për të cilën i gjeti gati që në vitin 2005, por e vonoi pafundësisht. Rrugë të tjera të përfunduara në të vërtetë janë rikonstruksione të rrugëve ekzistuese, me shpenzime shumë më të ulta se ndërtimi nga e para, si Kukës-Peshkopi, vlerë 1.95 miliard lekë, gjatësi 64  kilometra, gjerësi 6 metra apo rikonstruksioni i rrugës Bilisht – Miras, Devoll, 15.5 kilometra, vlerë 576 milionë lekë.

Ndërkohë, Berisha më shumë përuroi fillim të punimeve apo inspektoi punime, që nuk kanë mbaruar as sot e kësaj dite.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.08.2013
 
Redaskai Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën