TIRANE- Kryeministri Berisha pohoi në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave se heqja e TVSH-së për makineritë e importuara dhe heqja e tatimit 10% nga rrogat e ulta, do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit rreth 150 milionë dollarë.
“Revolucioni ynë fiskal nuk ka të ndalur”, tha ai, ndërsa premtoi se efektet pozitive do të jenë hapja e mijëra vendesh pune. Kryeministri i cilësoi spekulative sulmet ndaj taksës së sheshtë ndërsa shtoi se në thelb ajo është si një taksë proporcionale, por që nuk urren të pasurit. Berisha tha se politikat që kanë tentuar të zgjidhin problemet e të varfërve duke luftuar të pasurit, tashmë kanë dështuar.
Shefi i Qeverisë i kërkoi gjithashtu ministrit të Jashtëm dhe atij të Brendshëm që të kontaktojnë shtetet mike me qëllim heqjen e vulave “non grata” për shqiptarët që kanë bërë “gabime të vogla” –siç i quajti ai- gjatë qendrimit në këto shtete.
“Ata që sulmojnë taksën e sheshtë e sulmojnë nga pozita spekulative. Pretendime se është e njëjtë për të gjithë është mashtrim absolut dhe më i paskrupullt.”- tha Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Berisha vlerësoi reformat fiskale të ndërmarra nga qeveria e tij të cilat nuk lejuan që vendi të shkojë në krizë ekonomike dhe shtoi se rezultati i reformave tona është matur e do të matet me krijimin e vendeve të reja të punës.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com