Berisha hesht për Vettingun
kërcënon me negociatat e BE
Tahiri: Pse nuk fole për Vettingun?

Berisha hesht për Vettingun<br />kërcënon me negociatat e BE<br />Tahiri: Pse nuk fole për Vettingun?
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të lënë në fuqi ligjin e Vettingut, ka bërë që ish-kryeministri Sali Berisha të frikësohet dhe të deklarojë nga foltorja e Kuvendit se Shqipëria nuk do përfitojë negociatat me Bashkimin Europian.

Sipas tij, nuk janë përmbushur 5 prioritetet kyçe, ndërsa nuk tha asnjë fjalë për Vettingun, i cili konsiderohet nga Brukseli si momenti kyç për çeljen e negociatave me BE-në.

Deklarata e Berishës në Kuvend erdhi gjatë kësaj pasditeje, ndërsa nuk ka preferuar të flasë në mesditë kur Kushtetuesja i dha "Ok" ligjit.

"28 ministrat e jashtëm të Europës, janë shprehur në deklaratën e vet në mënyrën më eksplicite se duke iu rikujtuar përfundimet e mëparshme të Këshillit, përfshirë ato të dhjetorit 2015, Këshilli thekson se zbatimi i qëndrueshëm i gjithanshëm dhe gjithëpërfshirës i 5 prioriteteve kyçe, duhet të garantohet përpara hapjes së negociatave.
 
Pra, Këshilli i Ministrave të BE deklaron se nuk janë garantuar zbatimi dhe po nuk u garantua zbatimi deklaron se nuk ka hapje negociatash. Nuk ka negociata. Harrojeni. Ata 100 mijë që janë në Europë janë një shqetësim madhor për Europën. Edhe Edi Rama që përpiqet të mashtrojë shqiptarët për të mos lexuar deklaratën e Këshillit të Ministrave, duke lexuar përgjysmë raportin e komisionit
", u shpreh Berisha. 

Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot kërkesën e Partisë Demokratike për të shpallur antikushtetues ligjin e Vetingut.

6 gjyqtarë votuan kundër kërkesës së PD ndërsa dy votuan pro. Që të dy gjyqtarët që votuan pro janë emëruar në fund të qeverisjes së PD në 2013.

PD reagoi pas vendimit duke thënë se e respekton atë, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha vijon të mos thotë asnjë fjalë, duke heshtur.

Tahiri-Berishës: Pse nuk fole asnjë fjalë për Vettingun?
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i është përgjigjur Berishës në Kuvend, pas akuzave të tij. Tahiri i kërkoi shpjegime Berishës se pse nuk përmendi asnjëherë në fjalën e tij ligjin e Vettingut. 

(Berishes) Asnje surprize. Bere kroniken e zeze, leshove ca mallkime. Por nuk fole asnje fjale per ngjarjen me te rendesishme, ti mjeshter i fjales dhe i thashethemit.

 Por si nuk the nje fjale per vettingun dhe reformen ne drejtesi?

 E ke nje problem derisa nuk te leshoi gryka nje ‘gek’ per reformen nendrejtesi.

 Behu burre, çohu dhe hajde fol per vettingun!

 Pse nuk flet per gjyqtaret dhe prokuroret qe nuk duhet te jene me ne drejtesi?!

 Ata, te cilet nuk japin drejtesi nese nuk u jep para.

 Ti qe mbolle padrejtesine me te madhe ne 25 vjet, nuk fole asnje fjale per reformen ne drejtesi.

 U perpoqet ta bllokonit edhe permes instrumentave tuaja brenda drejtesise.

 Dil dhe angazhohu bashke me ne per reformen ne drejtesi!

 A do dale dikush nga PD te deklarohet dhe angazhohet per reformen ne drejtesi? Cili gjyqtar ju ka lidhur prej fyti?

 Te eshte bere zakon te flasesh per shtepine e Edi Rames, dhe e ka sqaruar, por ti (Berishes) pse nuk e sqaron historine e zyres tende dhe zyres tende dhe 12 shtepite e vajzes tende te bera per 3 vjet? Vetem per djalin tend shkruhen libra.

 Sot dua ta falenderoj Lulzim Bashen se sot shkoi ne spital dhe falenderoi Policine e Shtetit, te polici i plagosur.

 Por ndajeni mendjen, do thoni: çunat e krimit apo do ta falenderoni?!

Mireseedhet aty ku duhet! Sot gjej rastin te falenderoj dhe mbeshtes familjen e policit te plagosur. Dhe policia e kapi autorin. Se sot ndryshe nga koha juaj, nuk ka me qe ikin ne drejtim te paditur!

Sot me kete qeveri nuk ka me kriminele qe s’kapen, siç eshte rasti i Balilit, sepse policia eshte ne ndjekje te tyre.

Per Agron Sojatin dua te sqaroj se nuk eshte shkarkuar por eshte emeruar ne nje detyre me te rendesishme ne nje qender rajonale kunder terrorizmit, e ngritur dhe financuar nga partneret.

 Po, e kam takuar drejtorin e CIA-s ne takimin kryesor me Kryeministrin e vend
it”, tha Tahiri.

Replika e plotë e Tahirit me Berishën

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik