Berisha: Historia ngjiti shqiptarët
në mal, t’i zbresim buzë detit
Kryeministri Berisha dëshiron t'i zbresë shqiptarët nga mali - ku sipas tij i ka ngjitur historia - në breg të detit. Shefi i Qeverisë e bëri publik vizionin e tij gjatë një takimi të organizuar nga Agjencia Kombëtare për Planifikimin e Territorit dhe USAID.
TIRANE - Kryeministri Berisha dëshiron t'i zbresë shqiptarët nga mali - ku sipas tij i ka ngjitur historia - në breg të detit. Shefi i Qeverisë e bëri publik vizionin e tij gjatë një takimi të organizuar nga Agjencia Kombëtare për Planifikimin e Territorit dhe USAID, pjesë e një projekti të agjencisë amerikane për Planifikimin e Qeverisjes Vendore në Shqipëri. Berisha tha se 90% e bregdetit shqiptar është i pashfrytëzuar dhe ftoi që përveç investimeve turistike të planifikohen edhe zona rezidenciale.
“Duhet të rregullojmë raportin e kombit mbi detin, historia ka qenë kjo, shqiptarët i ka spostuar drejt maleve, edhe sot që jemi këtu nëse ulemi në Google do gjejmë që 90 % e bregut shqiptar është e pandërtuar, e pa shfrytëzuar. Duhet të krijojmë një raport të ri me detin. Të kthejmë kombin me sy drejt detit.”, tha Berisha.
Kryeministri e quajti një emergjencë mungesën e planeve për urbanizimin e Shqipërisë, proces ky që sipas tij për nga ritmi mund të krahasohet vetëm Kinën. Ai gjithashtu akuzoi disa abuzime me lejet e ndërtimit që sipas tij kanë kthyer disa persona në milionerë brenda natës.
“Duhet të pranojmë me se në qytetet tona, ende nuk ka marrë fund praktika kur një qytetar gdhihet në mëngjes milioner dhe fqinja i tij vazhdon të mbetet në mjerim për shkak të një dokumenti që quhet leje ndërtimi.”, u shpreh kryeministri.
Janë 15 bashkitë e komunat partnere të projektit të USAID për planifikimin e qeverisjes vendore që ka të bëjë me përfitimet e rritjes ekonomike, degradimin mjedisor dhe zhvillimin e shoqërisë. Në takim mori pjesë edhe ambasadori amerikan Arvizu që ftoi qeverisjen vendore të ofrojë më shumë mbështetje e burime financiare ndaj këtyre planeve.
(im/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.6%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 882
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39