TIRANE - Kryeministri Berisha priti ambasadorin e ri gjerman në Tiranë Helmut Hoffman.

Duke falenderuar ambasadorin për vlerësimet pozitive ndaj qeverisë dhe për organizimin e zgjedhjeve të fundit në vend, Kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen e falenderimet në emër të tij, qeverisë dhe popullit shqiptar për mbështetjen e Gjermanisë në proceset e integrimit euro-atlantik, si dhe asistencën e çmuar teknike dhe financiare që Gjermania i ka dhënë Shqipëri në 20 vitet e fundit në të gjitha fushat.

Ai e njohu me disa nga reformat e ndërmarra nga qeveria e tij, që i mundësuan vendit përballimin e krizës ekonomike, si dhe çështje të tjera.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)