Kryetari i Partisë Demokratike është shprehur se një pajisje e çuditshme, e dyshuar si pajisje përgjuese po montohej fshehurazi brenda selisë blu nga një person i panjohur.
Gjatë fjalës së tij në mbyllje të protestës, Berisha tha se pajisja ishte shumë e kushtueshme, por shtoi se do të merren ekspertët për të vërtetuar funksionalitetin e saj.
“A është e vërtetë se keni gjetur pajisje përgjimi brenda ambienteve të PD-së?”- e pyeti gazetarja-Berishën.
“Po, është e vërtetë. Ajo pajisje po studiohet. Punonjësit kanë kapur një person që ka ardhur këtu për të vendosur një pajisje. Çfarë është pajisja nuk mund të flas, sepse duhen teknikë të fushës. Por më thanë që është pajisje shumë e kushtueshme. Ai nuk largohet, kërkon mbrapsht pajisjen. Por pajisje nuk merr më ai, pa sjellë identitetin. E ka dërguar Ilir Proda dhe Vlora Agasi”, tha mes të tjerash Berisha.
Lajmi kryesor:
Protesta e PD/ Breshëri molotovësh drejt vilës së Enver Hoxhës, u rrezikohet jeta 10 artistëve të huaj dhe stafit! Militantët marshim te Kryeministria, Policia e Shtetit dhe e Tiranës










