Sali Berisha ka justifikuar sulmin e militantëve të tij në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, me argumentin se sipas tij protestuesit kishin informacion se aty qëndronte kryeministri Edi Rama.
“Një marshim triumfi si marshi juaj sot. Kjo datë, 28 shkurti, do të shkruhet në historinë e kryengritjes paqësore të shqiptarëve kundër narkoshtetit. Për 3 orë, marshi i juaj, ishte marshi i fitores, marshi i shqiptarëve, i dinjitetit, i guximit. Ishte mesazhi më i shkëlqyer që ju i dërguat çdo shqiptari, ishte mesazhi më i madh që i dërguar miqve tanë në Europë dhe botë. Ishte tmerri që i kalli datën Edi Ramës.
Në marshim e sipër, agjentë të infiltruar të Policisë Kriminale mashtruan kryengritësit se në shtëpinë e ish-diktatorit banon Edi Rama. Kjo ngjalli një revoltë të pakufishme dhe bëri që ata t’i përvisheshin asaj banese. Por Rama nuk banonte aty, banonte te vila e Mehmet Shehut. Edi Rama të dimë ku je, në Surrel ose te Vila e Mehmet Shehut”, tha mes të tjerash Berisha.
Lajmi kryesor:
Protesta e PD/ Breshëri molotovësh drejt vilës së Enver Hoxhës, u rrezikohet jeta 10 artistëve të huaj dhe stafit! Militantët marshim te Kryeministria, Policia e Shtetit dhe e Tiranës










