Berisha: I bëj thirrje FBI-së që të hetojë edhe guvernatoren Kim dhe lidhjet e saj me McGonigal! Kanë qenë në dreka e darka bashkë?

Sali Berisha është gati që Yuri Kim ta akuzojë për cdo cështje. Teksa fokusin e ka te dosja McGonigal dhe takimet e tij me Ramën ngre pikëpyetje nëse kanë ngrënë dreka e darka bashkë, por aso kohe Yuri Kim nuk ishte ambasadore e SHBA.

Në aktakuzë thuhet se ka zhvilluar takimet me Ramën në fund të vitit 2017 dhe në fillim të vitit 2018, kohë kur ambasador i SHBA në Shqipëri ishte Donald Lu. Yuri Kim erdhi si ambasadore në vendin tonë në vitin 2020.

"Kodi i heshtjes po zbatohet edhe nga guvernatorja, e cila nuk ka lënë gjë pa komentuar. Tani për një ngjarje që ka tronditur thellë botën, nuk shqipëron një fjalë të vetme. Si është e mundur kjo? Çfarë interesash përfaqëson guvernatorja? A mund të shpjegojë kush? A ka shqiptar që nuk pret një reagim të saj për këtë ngjarje?

Në llojin e saj, guvernatorja është një McGonigal, ndaj të cilës janë shumë akuza për të gjitha format e korrupsionit.

Nëse McGonigal nisi me manipulimet me dosjen ruse, guvernatorja vazhdoi veprën e saj me shpifje, me sulme, duke dëshmuar se nuk ka asnjë parim, asnjë vlerë. Duke rendur nga studio në studio, nga zyra në zyrë, me qëllimin e vetëm të shkatërronte opozitën.

Nuk është kjo që e bën të aplikojë kodin e heshtjes. Ndaj u bëj thirrje FBI, agjencive të tjera të SHBA, të hetojnë se cilat kanë qenë qëndrimet e saj ndaj McGonigal. Ka informuar ajo vendin e vet për takimet që ai ka pasur, për veprimtarinë e tij, për vizitat e shpeshta në Shqipëri?

Ka informuar ajo për Deripaskën në Shqipëri, për kompanitë e tij që fryheshin si shushunja në Shqipëri, paçka se prej katër vitesh ishin nën sanksione të rrepta të SHBA? Ka pasur ajo dreka e darka me ekipin Rama-McGonigal. Këto dhe gjëra të tjera janë të rëndësishme për autoritetet e vendit mik për t’i shkuar deri në fund kësaj çështje", tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha shfrenon fantazinë: FBI e ka marrë peng Ramën në një ishull prej tri ditësh! Guvernatorja Kim ka urdhëruar atë dhe Bashën me ‘kodin e heshtjes’! SHBA ta hetojë


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë