Kryeministri Berisha bën thirrje politike mes nxënësve të një shkolle 9 vjecare për të votuar PD në zgjedhjet e 2013. Deklarata e pazakontë e kryeministrit është bërë gjatë inagurimit të shkollës 9-vjecare "Ahmet Zogu" në Kamëz. Kryeministri Berisha u ka thënë fëmijëve jo vetën të bindin prindërit e tyre për të votuar PD në zgjedhje, por dhe ata vetë të ndjekin punimet e Kuvendit për të parë se sipas tij opozita është duke penguar integrimin e vendit dhe të ardhmen e tyre.

“Sot, Shqipëria është e angazhuar në një projekt të madh, projektin më të madh për këtë shekull, pas anëtarësimit në NATO, që është integrimi në Bashkimin Europian. Ju bëj thirrje të ndiqni punimet e parlamentit, të tempullit të demokracisë së kombit dhe do të shihni si çdo ditë, një grusht i vogël deputetesh, tani në prag të statusit, largohen nga salla e mbledhjes, për të mos votuar ligjet që kërkohen për integrimin e vendit. Me karriget bosh ata duan të rrënojnë ëndrrën tuaj europiane. Ndaj u bëj thirrje fëmijëve të Shqipërisë kudo që janë, të bisedojnë me prindërit e tyre. Zgjedhjet po vijnë dhe me votën e tyre kësaj radhe, ata të votojnë jo vetëm për vete, por edhe për ju, djem e vajza të dashur, për mësuesit e Shqipërisë, për ëndrrën tuaj evropiane, në mënyrë që ne të ecin të sigurt drejt të ardhmes së shkëlqyer që meritojmë.”- tha Berisha.

Kryeministri u tha nxënësve që nuk janë më shumë se 14 vjec se qeveria e tij ka bërë shumë në këto dy mandate qeverisëse nga ndërtimi i shkollave të reja, rritja e rrogave të mësuesve dhe suksese të tjera. Madje ai përmendi se diferenca mes rrogës së tij dhe e një arsimtari të thjeshtë është 4.5 herë nga 9 herë që ishte vite më parë.

Në Kamëz Berisha tha se gjendja e shkollave dhe klasave është më e mirë se edhe në Tiranë duke akuzuar kreun paardhës të Bashkisë Ramën.

“Dua t’ju informoj se gjatë këtyre 6 viteve, në qytetin tuaj janë ndërtuar rreth 30 përqind shkolla e kopshte më shumë se në kryeqytetin vendit dhe kjo jo se atje nuk kishim adresuar fonde, përkundrazi, kishim adresuar fonde për arsimin, përkundrazi, kishim adresuar fonde për arsimin 4 herë më të mëdha se në bashkinë e Kamzës, por problemi qëndronte se nuk lejonte lakmia e trojeve për të ndërtuar shkolla për fëmijët e Tiranës.“tha Berisha.
(ns/sg/shqiptarja.com)