Berisha: I dhe dosjen sekrete
Kuvendit, Meksi: Sulm politik

Berisha: I dhe dosjen sekrete<br />Kuvendit, Meksi: Sulm politik
TIRANE - Akuzat e bëra ditën e sotme nga ish-Kryeministri Sali Berisha ndaj anëtares së Këshillit Mbikëqyrës së BSh, kanë sjellë reagimin e menjëhershëm të Ermelinda Meksit. Berisha akuzon anëtaren e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Ermelinda Meksi se i ka dhënë Parlamentit dosjen me sekretet e institucionin më të lartë financiar në vend.

Pasi i doli në mbrojtje ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, në reagimin e parë që dha për arrestimin e tij, këtë të shtunë Berisha ka vijuar lirshëm me komentet për skandalin në këtë institucion, nga i cili u vodhën 713 milionë lekë të rinj nga thesari i shtetit.

Duke iu referuar burimeve nga Parlamenti, deputeti demokrat Sali Berisha thotë se në Kuvend ka mbërritur vjedhurazi dosja top sekrete e Bankës qendrore. Sipas burimeve, thotë Berisha, këtë dosje e ka sjellë anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës të BSH, e propozuar nga PS-ja, Ermelinda Meksi.

“Pas serverit të tatimeve, dosja top sekret e Bankës së Shtetit në duart e trafikantëve, vrasësve dhe hajdutëve të Parlamentit. Të dashur miq, sipas burimeve nga Parlamenti, pesë ditë më parë është dorëzuar vjedhtas, thuhet nga Ermelinda Meksi, dhe fotokopjuar në Parlament dosja me sekrete e Bankës së Shtetit, e cila përmban të gjitha kodet, hyrjet dhe daljet sekrete të dhomave të kasafortave ku ruhen thesaret e gurëve, monedhave të çmuara, lingotat e floririt, kartëmonedhat e vendit si dhe vendndodhja dhe inventari i plotë i këtyre të fundit. Kështu, pas serverit të tatimeve, baronët e drogës, trafikantët, vrasësit, pengmarrësit e Parlamentit kanë tani në dorë çdo sekret të Bankës së Shtetit”, shkruan deputetit demokrat në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Duke iu referuar këtij informacioni, Berisha i kërkon guvernatores në detyrë të Bankës së Shqipërisë, Elisabeta Gjonit, që të ndryshojë kodet, çelësat dhe gjithçka tjetër që përmban dosja, për t’i paraprirë sipas tij një sulmi nga deputetët e mazhorancës.

“I bëj thirrje Guvernatores në detyrë të kërkojë përforcime për mbrojtjen e Bankës dhe objekteve të saj dhe të nisë me shpejtësi ndryshimet e kodeve, çelsave, mekanike dhe elektronike, të sistemeve të sigurisë së Bankës, për të mbrojtur vlerat bankare të shqiptarëve para se të sulmohen dhe grabiten nga bandat e qeverisë”, shkruan Berisha në Facebook.

Ndërkaq, ka qenë i menjëhershëm reagimi i zonjës Meksi po në rrjetin social “Facebook” Ajo sqaron fillimisht se sipas ligjit nuk ka akses në të dhëna sekrete. Ndërsa sulmin nga Berisha e konsideron cenim të pavarësisë së bankës dhe të motivuar politikisht.
 
“Një fantazi e sëmurë që as vetë nuk mund ta besojë për të dytën herë brenda 24 orësh, me stilin e tij me prapavijë të pastër politik. Berisha me sulmin e tij ndaj meje si anëtare e KM, cenon rëndë pavarësinë e institucionit më të rëndësishëm monetar të vendit Bankës së Shqipërisë”, shkruan Meksi.
 
Më tej, anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë e cilëson qesharake deklaratën e Berishës kur thotë "sipas burimeve nga Parlamenti", e për këtë arsye, ajo shtron pyetjen: “Nga cilat burime në Parlament, nga kryesia, nga fotokopjuesja, apo nga roja tek dera meqë zotëria paska të dhëna se qenkan fotokopjuar???!!!”
 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën