Berisha i hap derën e PD-së 
fëmijëve, Argitës dhe Jamarbërit

Berisha i hap derën e PD-së <br />fëmijëve, Argitës dhe Jamarbërit
TIRANE - Sali Berisha i hap rrugë familjarëve të tij për t’u futur në strukturat e larta të Partisë Demokratike. Gjatë takimit të djeshëm me gazetarët, ish-kryetari i PD-së theksoi se futja e familjarëve të tij në listat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së është e vonuar. Duke u përgjigjur pyetjes lidhur me akuzat e hedhura për përfshirjen e familjarëve të tij në strukturat e PD-së, ai theksoi se ata e kanë derën e hapur. Sipas Berishës, kjo vonesë ka ardhur përshkak se ai i ka penguar ata që të futeshin ën strukturat e PD-së për të mos krijuar nepotizëm në parti, por tani më që ai nuk është më kryetar, të gjithë të afërmit e tij e kanë derën e hapur për në PD.

“Unë mendoj se përbërja e Këshillit Kombëtar është ndër më përfaqësuesit që mund të jetë, nënkuptimin se janë veprimtarët e shquar të PD me një karrierë politike të gjatë dhe afatmesme dhe të atyre që hyjnë për herë të parë në establishmentin politik të PD, në një devocion të madh dhe me një kurikulum shumë të mirë. Kanë qenë të shoqërisë civile e formacioneve të ndryshme. Nuk di që PD të ketë pasur një formacion me spektër më të gjerë se ky dhe me një tërësi elitare e të spikatur sa kjo. Pyetja për familjarët e mi.

Unë e kuptoj se prania e tyre është e vonuar por absolutisht se i kam penguar unë, se ata kanë kontribut që në ditën e themelimit të PD deri më sot. Ka qenë një qëndrim i imi, të vazhdojnë kontributin, sepse ka pasur raste që ndihma e tyre ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme për mua, në fushata e në të gjitha këto, por unë kam mbajtur këtë qëndrim. Ndonëse ka politikanë të tjerë që nuk kanë penguar pasionin politik të fëmijëve, unë e kam bërë këtë dhe e kam gjykuar më të rëndësishme. Tani ata e kanë rrugën të hapur, kur të duan të konkurrojnë në çdo forum të PD njëlloj si të tjetër të votohen ose të mos votohen, kështu që ka marrë fund barriera që ata kishin nga Sali Berisha”,- tha Berisha.
Pas përfundimit të Kuvendit të PD-së, filluan të ngriheshin akuza për përgjedhjen e kandidatëve që kanë lidhje familjare me Berishën.

Rasti më konkret është Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i vajzës së Berishës, Argita, i cili është bërë pjesë e Këshillit Kombëtar të PD-së. Por veç kësaj, diskutimet më të shumta të ditëve të fundit ka qenë edhe përfshirja e mundshme e vajzës së ish-kryeministrit, Argita Malltezi në strukturat e larta të PD-së. Ndonëse është diçka e pa konfirmuar nga vetë Argita Malltezi, sërish zërat në selinë blu theksojnë se ajo tani më e ka derën e hapur për t’u ngjitur sa më lart në parti dhe se nuk do të ketë asnjë pengesë. Kësisoj përgjigja e dhënë dje nga ish-kryeministri Berisha duket se konfirmon edhe më shumë këtë fakt, se familjarët e tij do të jenë pjesë e strukturave të PD-së. lidhur me këtë, duhet të pritet edhe disa vite, pasi në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 priten që këto familjar të Berishës të jenë pjesë e deputetëve të ardhshëm të Partisë Demokratike.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 8 Tetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?