Berisha i kërkon Llallës të devijojë
hetimet: Lër Imamin, heto Ramën

Berisha i kërkon Llallës të devijojë<br />hetimet: Lër Imamin, heto Ramën
TIRANË – Ish-kryeministri Berisha po i gjendet në krah në ditë të vështira, ish-Ministrit të tij të Mbrojtjes, Arben Imami, duke përforcuar akuzën e këtij të fundit se bazat ushtarake po përdoren për transportin e drogës nga qeveritarët e sotëm.

Në një kohë kur ministrja e Mbrojtjes dorëzon njërën pas tjetrës, dy padi në Prokurori kundër paraardhësit të saj, Berisha, kërkon devijimin e hetimeve: nga Imami, tek Kryeministri Edi Rama dhe vëllai i tij.

Në një mesazh të publikuar si përherë në Fb, Berisha shkruan sot:

“Ish-ministri i Mbrojtjes Imami akuzoi në Parlament, Edi Ramën se po përdor bazat ushtarake si baza të trafikut dhe transportit të drogës dhe la të kuptohej se opozita dispononte për këtë prova të pakundershtueshme. Por mendoj se provën më të madhe aty për aty e paraqiti znj. Kodheli, e cila e zbehur dhe plote djersë të ftohta, nuk mohoi dot akuzën dhe preferoi të pergjigjet për probleme të tjera, por heshti si fije bari për akuzën-bombë të z.Imami.”

Duke komentuar debatet e fundit për këtë akuzë, Berisha përfshin në të edhe familjarët e Kryeministrit: “Gojët e liga thonë se vëllaçko Olsi ka miq të fortë kolumbianë; por edhe Tahiri di çdo gjë.”

E duke e përfunduar ligjëratën e tij, Berisha shprehet: “ Uroj që Prokuroria të nisë hetimin për Ramën dhe ata që kërkojnë t’i shpëtojnë transparencës parlamentare e që kanë përdorur bazat e ushtrisë shqiptare për trafik të drogave të forta.”

Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta