Berisha i lumtur që mediat e huaja flasin për tymin e tij në parlament! Si ai i çmenduri që kënaqet kur e shohin lakuriq në shesh

Berisha i lumtur që mediat e huaja flasin për tymin e tij në parlament! Si ai i çmenduri që kënaqet kur e shohin lakuriq në shesh

Sali Berisha dhe kaosi në Kuvend

Pasi SPAK-u i arrestoi edhe krahun e armatosur, Erzen Breçanin, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal, Sali Berisha nuk di më se ç’argument të gjejë për të provuar të motivojë grupin e vogël të militantëve që e mbështesin akoma. Dje, pasi deputetët e tij mbushën sallën e Kuvendit me tymues, pasi hodhën e grumbulluan karriget, i vunë zjarrin një shisheje parfumi të një deputeti me vlerë 275 dollarë, sot, Berisha vetëkënaqet pasi mediat e huaja pasqyruan këtë lajm: 

''Dy arsye bënë mbrëmë që Shqipëria të jehojë në titujt më kryesorë të medieve ndërkombëtare. E para ishte ndeshja përmbyllëse e kombëtares në eliminatoret e Euro2024. E dyta ishte qëndresa e opozitës shqiptare në parlament kundër mobodiktaturës apo narkodiktaturës së Edi Ramës. Duhet të theksoj se mediat më serioze të planetit, BBC, Fox News, ZDF, SKY, Washington Post, Guardian, Independent, Telegraph dhe dhjetëra e dhjetëra media në të pesë kontinentët, kishin në tituj kryesorë aksionin opozitar pa kthim të opozitës shqiptare. Misioni ynë është shembja e diktaturës. Diktaturat nuk shemben duke ndaluar një votim, por duke treguar të vërtetën njerëzve dhe opinionit publik shqiptar dhe ndërkombëtar. Dhe e vërteta mbrëmë u tregua pa asnjë filtër nga mediat më të fuqishme të botës''.

Në versionin e shtrembëruar që ka pasur gjithmonë për rolin e mediave, Berisha beson se fakti që mediat ndërkombëtare transmetuan pamjet e turpshme të një parlamenti të mbushur me tym, do të thotë automatikisht që ato media mbështesin atë.

Edhe lajmet e vrasjeve publikohen, pa treguar në këtë mënyrë se është solidaritet me vrasësit. Entuziazmi i tij qesharak të kujton historinë e një të çmenduri që lavdërohej me shokët se të gjithë e shihnin ndërsa ai ecte nëpër shesh.

“Të gjithë më shohin... të gjithë më fotografojnë. Kjo do të thotë se jam i famshëm dhe I bukur”, përsëriste pa fund. Deri sa njëri iu përgjigj: “Provo nëse të shohin edhe kur nuk del më në shesh pa brekë!”. Pra Berisha duhet të bëjë këtë provë: Mos e digj më Kuvendin! Shko në sallë për të bërë opozitë me logjikën e argumenteve dhe jo me dhunë dhe të shohim nëse mediate ndërkombëtare do të merren më me të.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 23/11/2023 05:05

    po pere djegjen e vendit ti gezohesh rusia e beogradi

    Përgjigju
  • Ledi: 22/11/2023 14:49

    Mediat e huaja nuk te perkrahin per dhune ne parlament( Qe rrugen ta ka hap Rama ) por po fallen me ty dhe docat qe te vine pas si dhe po vertetojne qe non graten e ke merituar

    Përgjigju
  • Meri: 22/11/2023 08:24

    Pse të mos jet i lumtur Saliu ?,ka 33 vjet që ka bēr ç'far ka dashur me shqipërin,dhe shqipëtarët ,dhe nuk ka guxuar as nji njeri ti veri prangat,dhe ta bēj të paguaj çdo dēm që i ka shkaktuar vendit dhe individit.

    Përgjigju
  • noli: 22/11/2023 07:59

    Pse nuk thua qe e dorezoi erzenin per te liruar dhenderin..apo ka bere pak te tilla sala..Apo si gjithmone koincidenca qe nga koha e ngjalave. Mjere shqiptaret ..

    Përgjigju
  • mark: 22/11/2023 05:34

    garda ta ekzekutoje kete qen aty ne sallen e kuvendit...

    Përgjigju
  • Tironci: 22/11/2023 02:51

    Kush jan ato qe I shkojne mbrapa pu pu pu

    Përgjigju
  • Troja: 21/11/2023 20:15

    Qy spiun tradhar saliviçis me kurvat e tjer duhen furur në biruc në spaç Thoni ka bërë keq Enveri asgjë ska në krahasim me kta bq e pa lsi pdnj Jan spiun të shteteve ibrid ardhacak sllav grek

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër